Vëzhgim

Anonymous paralajmëron NATO-n: Mos u ngatërro me ne

Jun 8 2011
0 Shpërndarje
Anonymous paralajmëron NATO-n: Mos u ngatërro me ne

“Mos e bëni gabimin që të sfidoni Anonymous. Mos e bëni gabimin që të besoni se mund t’ia preni kokën një gjarpërit që nuk ka kokë. Nëse e ndan një kohë të hidrës, dhjetë koka më shumë do të rriten në të njëjtin vend. Nëse e preni një Anon, dhjetë më tepër do të na bashkohen neve në shkeljen tuaj të mospajtueshmëris” thotë grupi Anonymous në një deklaratë. Më poshtë mund ta shihni edhe porosinë në video.

Javën e kaluar në një konferencë për Konceptin e Ri Strategjik në Lisbonë, raportuesi i prëgjithshëm i NATO-s, Lord Jopling, shtoi që Anonymous është shtuar në listën e armiqëve të NATO-s. Në një raport, Jopling thirri 28 anëtarët e NATO-s që të mbrojnë veten nga sulmet e grupit Anonymous.

“Vëzhguesit shkruajnë që Anonymous është duke u bërë më tepër dhe më tepër i ndërlikuar dhe ka mundësi që të hakojë në skedarët e ndjeshme të qeverisë, ushtrisë dhe korporatës”, shkruajti ai.

Javën e kaluar Anonymous lajmëroi shënjestrën e radhës: ambasadat siriane në mbarë botën, si përgjigjie për ndaljen e internetit në këtë vend. Siria nuk është anëtare në NATO.

Më poshtë mund të shihni edhe porosinë e grupit Anonymous për NATO-n./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>