Lajmet

Anonymous planifikon protesta kundër mbikëqyrjes qeveritare

Nov 5 2012
0 Shpërndarje
Anonymous planifikon protesta kundër mbikëqyrjes qeveritare

Grupi i hakerëve Anonymous është duke planifikuar protesta mbarëbotërore për të kundërshtuar sistemet e mbikëqyrjes qeveritare.

Protestuesit në Kanada mund të futen në telashe për veshjen e maskave për të cilat njihet grupi nëse një protestë kalon në trazirë. Kjo është për shkak se Dhoma e Përfaqësuesve të Kanadasë javën e kaluar aprovoi një projektligj që përjashton njerëzit nga fshehja e fytyrave të tyre gjatë trazirave.

Projektligji ishte përgatitur nga një ligjvënës i cili tha që ai ishte si një përgjigje ndaj trazirave të vitit të kaluar në Vankuver, gjatë të cilës vandalët zakonisht thyen dhe hodhën zjarr në qytet pasi skuadra e tyre profesionale e hokejit humbi nga Boston Bruins, raporton ndërmarrja e sigurisë Sophos.

Derisa projektligji nuk aplikohet për demonstratat paqësore, çdokush që dyshohet për mbulim të fytyrës së tij apo të saj gjatë një trazire ose një mbledhje të paligjshme, mund të dënohet deri me 10 vite burgim.

Ndërkohë sipas propozuezit projektligji nuk synon të kufizojë lirinë e shprehjes ose protestave paqësore, por për të mbrojtur njerëzit që duan të shijojnë veprimtaritë e tyre në siguri dhe në liri. Derisa është e vërtetë që kanë ndodhur disa trazira në Kanada duke përfshirë njerëz të maskuar në vitet e fundit, Sophos thotë që maskat janë përdorur po ashtu për të mbrojtur protestuesit.

Vitin e kaluar, për shembull, në një video të postuar në internet, anëtarët e maskuar të Anonymous u zotuan që do të lëshojnë emrat dhe adresat e një numri të papërmendur të njerëzve që kanë lidhje me sindikatën e drogës të njohur si Los Zetas. Sa i përket çështjes që qeveria përdor teknologjinë për të ndjekur dhe profilizuar qytetarët, Anonymous ka qenë i hapur. (PCWorld Albanian)

Tags >

anonymous
Lajmet e fundit>