Lajmet

Anonymous poston të dhënat personale të 4,000 bankierëve

Feb 6 2013
0 Shpërndarje
Anonymous poston të dhënat personale të 4,000 bankierëve

Informacione personale të rreth 4,000 personave në industrinë bankare, duke përfshirë zyrtarë bankarë, u postuan të dielën nga grupi i hakerëve, Anonymous.

Lista fillimisht u postua në uebfaqen Qendra e Informacionit për Drejtësi Penale e Alabamas (ACJIC), pastaj siç duket informacioni u fshi nga operatorët e faqes. ACJIC nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar në lidhje me incidentin.

Sidoqoftë, lista ishte postuar edhe diku tjetër në internet dhe mbetet ende në dispozicion në web cache të Google. Ajo përmban kontaktet e punonjësve të bankave duke filluar nga arkëtarë e deri te specialistë të niveleve të ndryshme dhe përfundon me presidentët e bankave. Telefonatat e kryera ndaj disa njerëzve në listë tregojnë që te dhënat janë të sakta.

Lista përfshin po ashtu emra përdoruesish, fjalëkalime “hashed” dhe “kripën” e tyre – karaktere të zakonshme të shtuara në një fjalëkalim “hashed” për ta bërë atë më të vështirë për t’u thyer.

“Kjo nënkupton që ata duhet të kenë akses shumë të thellë për të marrë keto kombinime,” tha në një intervistë një hulumtues i lartë i Esetit, Cameron Camp.

Ajo që është shqetësuese është që lista përfshin njerëz në shumë institucione financiare, tha Camp. “Si ishin në gjendje të marrin emrat e përdoruesve, fjalëkalimet dhe kripërat për aq shumë bankierë?” tha ai. “Kjo të tmerron.”

Anonymous thotë që zhvati listën nga kompjuterë të Rezervës Federale.

Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale nuk iu pergjigj kerkesa për koment. (PC World Albanian)

anonymous

Tags >

anonymous
Lajmet e fundit>