Siguri

Anonymous pretendon DNS sulm ndaj Symantec, Apple e Microsoft

Aug 31 2011
0 Shpërndarje
Anonymous pretendon DNS sulm ndaj Symantec, Apple e Microsoft

Duke postuar lajmin dhe regjistrin e shfrytëzimeve në Pastebin, grupi është duke marrë përsipër sulmin “DNS Cache Snoop Poisoning”. Ky lloj sulmi është një proces ku hakerët shfrytëzojnë një DNS server për të gjetur emrat e domenëve që zgjidhen në formë të IP adresave. 

Metoda e këtillë mundëson që hakerët të fusin kod të dëmshëm dhe shënime false në cache të DNS serverëve. Si rezultat i kësaj, hakerët mund të mashtrojnë një përgjigje ndaj një rezultati në DNS, duke detyruar përdoruesit të futen në një ueb faqe mashtruese në vend të një të vërtete. Pasi që DNS shërben për të mirëmbajtur regjistrin e emrave të domenëve sipas IP adresave, sulmet kundër tyre janë veçanërisht alarmuese pasi që mund të komprometojnë një pjesë të vet themelit të internetit.

Në shënimet thuhet se sulmet DNS kundër Symantec ka mundësuar që hakerët të kenë qasje në një grup të dhënash DNS, duke përfshirë konsumatorë të korporatave, server prodhues dhe pako testuese. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>