Siguri

Anonymous sulmon BART-in

Aug 18 2011
0 Shpërndarje
Anonymous sulmon BART-in

Kjo është hera e dytë që grupi ka shënjestuar agjensinë me bazë në San Franciso, duke sulmuar uebfaqen e BART për reklamim, mybart.org

Zyrtarët e BART kanë vrarë së fundi një njeri të pastrehë i cili i sulmoi ata me një thikë, duke paraqitur shkëndija të protestës nga njerëzit në San Francisco.

Agjensia mori vëmendjen e mediave pasi që bllokoi qasjen në  një nga stacionet e veta për të shuarë protestat e bëra nga njerëzit.

Veprimet e BART janë krahasuar me ato të diktatorëve në Lindjen e Mesme dhe në shtetet afrikane. Komisioni Federal për Komunikime vendosi që të hetojë nëse agjensia kishte apo nuk kishte të drejtë të bënte ndërprerjen e lidhjeve të telefonave celularë.

Anonymous tha që përgjegjësia për këtë shkelje i takon atyre dhe madje ky grup postoi një lidhje në llogarinë e vet në Twitter që i drejtoi njerëzit drejt informatave personale që iu takojnë 102 zyrtarëve policorë të BART-it.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për sigurinë dhe mbrojtjen e punëtorëve tonë dhe familjeve të tyre.” tha në një deklaratë përfaqësuesi nga BART, për BBC-në./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>