Lajmet

Anonymous sulmon Facebookun

Jun 2 2012
0 Shpërndarje
Anonymous sulmon Facebookun

Grupi i njohur i hakerëve Anonymous, ka marrë përgjegjësinë për dështimet sporadike të shërbimeve të Facebook, të martën mbrëma.

Facebook në një email kishte deklaruar se “disa shfrytëzues kanë hasur në pengesa të shkurtra gjatë ngarkimit të faqes.”

“Këto probleme tashmë janë tejkaluar, dhe të gjithë tani mund të kenë qasje në Facebook. Ju kërkojmë ndjesë për këtë shqetësim.”

Sidoqoftë, problemet e ngjashme janë rishfaqur edhe sot. Kur provova t’i qasem llogarisë sime në Facebook rreth orës 8 paradite, faqja nuk ngarkohej. Problemi zgjati për rreth pesë minuta. Dhe kur faqja u kthye sërish online, m’u desh të rishkruaja llogarinë dhe fjalëkalimin.

Një Ueb faqe që gjurmon problemet teknike, downforeveryoneorjustme.com, e raportoi faqen e Facebook si jashtë funksionit mëngjesin e hershëm të së premtes, por shërbimi u rikthye rreth orës 9 dhe 9:40. Sipas just-ping.com, kishte shumë humbje pakosh gjatë ditës së premte për lokacionet e Facebook në Stokholm, Kopenhagë, Osllo dhe Lisbonë, kuse pikat e kontrollit në San Fransisko dhe Moskë ishin jashtë funksionit, përderisa një porosi e panjohur ishte gjeneruar në Pekin.

Gjatë ndërprerjeve të shërbimit ditën e enjte, në llogarinë YourAnonNews në Twitter ishte postuar një cicërimë që thoshte se grupi mund të qëndroj prapa pengesave të Facebook. Cicërima thoshte “Oh po… pusho në paqe Facebook.”

Në anën tjetër, kur Facebook njoftoi për ndërprerjet e shërbimit, mohoi kategorikisht involvimin e grupit Anonymous në këto pengesa.

Gjatë muajit mars, Facebook përjetoi një mori ndërprerjesh në Europë. Këto ndërprerje kishin ardh si rezultat I sulmeve DDoS- një taktikë e zakonshme e përdorur nga haktivistët. Sidoqoftë, Facebook nuk ka njoftuar për ndonjë lidhje të mundshme të këtyre pengesave me grupin Anonymous.

Anonymous në të kaluarën ka kërcënuar se do ta rrëzoj rrjetin social Facebook. Gjatë muajit gusht 2011, ky grup kishte kërcënuar se do ta “vrasë Facebookun” me 5 nëntor. Dhe kur erdhi kjo datë, Anonymous braktisi planet për sulme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>