Vëzhgim

Anonymous sulmon faqet për telekom dhe teknologji

Apr 10 2012
0 Shpërndarje
Anonymous sulmon faqet për telekom dhe teknologji

Sipas Bloomberg, Grupi i hakerëve ka marrë përgjegjësinë mbi shpatulla për udhëheqjen e sulmeve DoS në dy uebfaqe që kanë të bëjnë me teknologjinë, USTelecom dhe TechAmerica. Anonymous është raportuar duke i goditur këto faqe për shkak se këto organizata mbështesin një akt për sigurinë kibernetike për të cilin disa nga anëtarët e kongresit janë duke punuar që të miratohet.

Sulmet filluan gjatë ditës së djeshme kur përdoruesit nuk kishin mundësi që të qaseshin në faqet, raporton Bloomberg. USTelecom përfaqëson ndërmarrjet e telekomit, duke përfshirë AT&T, Verizon dhe CenturyLink; dhe anëtarët e TechAmerica janë ndërmarrjet e teknologjisë si IBM, Microsoft dhe Apple.

Që të dy këto faqe thonë që teknikët janë duke punuar për të rikthyer shërbimin për përdoruesit e tyre. Përveç ndërmarrjeve të profilit të lartë që përfaqësojnë faqet, që të dy organizatat treguan për Bloomberg që ata nuk mbajnë ndonjë informacion të ndjeshëm./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>