Anonymous “sulmon” Korenë e Veriut

Apr 5 2013
0 Shpërndarje
Anonymous “sulmon” Korenë e Veriut

anonymos KoreaKohët e fundit janë dëgjuar disa kërcënime nga Koreja e Veriut kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë Jugore, por ky shtet siç duket është duke pësuar goditje nga hakerë, të cilët kanë sulmuar disa llogari të tyre online.

Faqet zyrtare të shtetit në Flickr dhe Twitter janë shkatërruar, për të cilat veprime përgjegjësinë e mori grupi i hakerëve, Anonymos.

Sipas raportimit të bërë nga The Next Web, hakerët po ashtu fituan qasje në dyqanin për libra dhe muzikë dhe faqen për informacione dhe lajme për vendin.

Faqja në Flickr tani përmban një fotografi të liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un, me disa veshë derri dhe një tatu të Mickey Mouse në barkun e tij. Në fotografi thuhet se Kim është i kërkuar përveç të tjerash për “Kërcënim të paqes botërore me armë ICMB dhe nukleare”.

E njëjta fotografi tani paraqitet në aindf.com, që është një grup politik nga Koreja Jugore që ka lidhje me Korenë Veriore.

Fotografitë e tjera përfshijnë një logo “Ne jemi Anonymous” dhe një palë të fotografive të tjera të maskave të “Guy Fawkes” që paraqet një simbol të popullarizuar të hakerëve të grupit Anonymous.

Në llogarinë në Twitter të Koresë Veriore është postuar një varg i cicërimave që dërgojnë te faqet e sulmuara. (PCWorld Albanian)

korea 1

Lajmet e fundit>