Lajmet

Anonymous sulmon në Izrael qindra uebfaqe

Nov 19 2012
0 Shpërndarje
Anonymous sulmon në Izrael qindra uebfaqe

Mesa duket Anonymous e ka zbatuar realisht kërcënimin drejtuar Izraelit, sipas së cilit deklaronte zyrtarisht se do të sulmonte në mënyrë dixhitale shtetin nëse do të merrte masa ushtarake në Rripin e Gazës.

Ata kanë nxjerrë nga shërbimi uebfaqe, kanë fshirë baza të dhënash si dhe kanë publikuar lista e-mailesh me fjalëkalime.

Targeti kryesor ishte baza e të dhënave të Ministrisë së Çështjeve të Jashtme izraelite si dhe baza e të dhënave të Bankës së Jeruzalemit. Të dyja këto janë fshirë. Më pas, Anonymous ka nxjerrë jashtë shërbimit 600 faqe me sulmin DDoS si dhe ka publikuar mbi 2000 adresa e-maili dhe fjalëkalime.

Në deklaratën publike, Anonymous ka shpjeguar se përse ka sulmuar Izraelin, duke përmendur faktin se ata kanë vështruar në dëshpërim për shumë kohë zhvillimet barbare, brutale dhe të neveritshme që forcat izraelite kanë ushtruar mbi popullin palestinez.

Pushtimi i Rripit të Gazës ishte kulmi i durimit, veçanërisht kur qeveria izraelite kërcënoi publikisht se mbyllte të gjitha komunikimet përfshi internetin në Rripin e Gazës. Ashtu siç e mësoi (me të keq) edhe ish diktatori i Egjiptit Mubarack, “ne jemi Anonymous dhe askush nuk e mbyll internetin nën vëzhgimin tonë”.

Ata kërcënuan qeverinë izraelite të mos e bllokonte internetin në “territoret e pushtuara” si dhe të ndalojnë terrorin që po ushtron mbi njerëzit e pafajshëm të Palestinës, ose në të kundërt do të përballen me zemërimin e pafrenueshëm të Anonymous. “Dhe, siç e kanë përjetuar edhe qeveritë e tjera të këqija, të cilat janë përballur me inatin tonë, as ju nuk do të dilni pa u lagur.”

Anonymous shprehën mbështetjen për njerëzit në Rripin e Gazës dhe “territoreve të pushtuara” dhe u premtuan se do të bënin gjithçka për të ndaluar sulmet ndaj tyre si dhe për t’u siguruar që ata janë të lidhur në internet, në mënyrë që t’i transmetojnë botës zhvillimet dhe përjetimet e tyre.

Ata kanë publikuar edhe një link – http://bit.ly/XH87C5 – në të cilin gjenden instruksione të nevojshme për t’i shpëtuar mbikëqyrjes së IDF. (PCWorld Albanian)

Tags >

anonymous
Lajmet e fundit>