Lajmet

Anonymous thotë që ka rrëzuar disa uebfaqe të qeverisë së Izraelit

Aug 5 2014
0 Shpërndarje
Anonymous thotë që ka rrëzuar disa uebfaqe të qeverisë së Izraelit

DSC04785.0_standard_640.0Një ekip nga grupi i hakerëve/aktivistëve Anonymous thonë që kanë kryer një sulm dixhital në uebfaqet e qeverisë së Izraelit para një jave, duke i rrëzuar vazhdimisht ato. Sulmi është një akt në formë proteste kundër kërcënimeve që Izraeli iu bën palestinezëve dhe ndonëse grupi AnonymousGlobo nuk ka treguar në hollësi për qëndrimet e veta, është cicëruar me etiketën #FreePalestine në mbështetje të të drejtave të njeriut për palestinezët.

Deri tani, sipas Black Bag, uebfaqet e agjencisë së inteligjencës së Izraelit dhe Ministrisë së Drejtësisë së këtij vendi janë rrëzuar, ndonëse që të dy këto faqe janë kthyer online. Në një cicërimë të postuar në Twitter para pak ditësh nga llogaria në Twitter, AnonymousGlobo është thënë: “Duke qëndruar në solidaritet me njerëzit e botës që janë duke luftuar në mënyrë paqësore për të drejtat e tyre themelore. Kurrë mos harroni. Kurrë mos falni. Na pritni neve.”

Anonymous ka sulmuar Izraelin në të kaluarën, por pas një periudhe të heshtur nga grupi, duket që ata janë kthyer në njërën nga caqet e veta të rregullta në kohën e bombardimeve nga Izraeli.

Natyrisht, duke e ditur që grupi është mjaft anonim, nuk është e qartë nëse AnonymousGlobo përbëhet nga ndonjë anëtar i njëjtë nga grupi Anonymous që kanë sulmuar uebfaqet e Izraelit në të kaluarën. Edhe kështu, grupi është duke simbolin e famshëm të grupit të hakerëve dhe është e qartë që ka një një ndikim online – se a do të marrë parasysh Izraeli këto përpjekje në qëndrimet dhe angazhimet e veta është një tjetër pyetje. (PCWorld Albanian)

Tags >

anonymous
Lajmet e fundit>