Siguri

Antivirusi fals vë në cak Firefox’in

Jun 14 2011
0 Shpërndarje
Antivirusi fals vë në cak Firefox’in

Mashtrimet prej antiviruseve false janë mbretëri në vete, dhe ata që përdorin faqe mashtruese janë të llojeve të ndryshme por kanë edhe trikat e vet. Çudia e sulmit më të fundit të zbuluar nga Sophos qëndron në atë se nxitet vetëm kur takon përdorues të Firefox në ambientet të Widnows, që kalojnë përmes një faqe që i ridrejton. 

Pika e parë? Windows Update mund të aktivizohet vetëm si një aktivitet në prapaskenë në Windows apo përmes Internet Explorer. 

Në fakt vet faqja është një kopje e faqes Windows Update duke ofruar një shkarkim urgjent prej 2.8 MB që do të tentoj të nxis një skanim të panevojshëm të sigurisë dhe që do të vendos një antivirus fals në kompjuterin e përdoruesit. Teknika është e mençur. Përdoruesit që pajtohen për të bërë përditësimin pa u siguruar se është origjinal do të binden se PC’ja i tyre është infektuar me malware jo-ekzistues që më pas është zbuluar prej programit fals.

Këshilla: Gjithnjë kontrolloni çdo link e çdo ueb faqe që vizitoni dhe mos klikoni NEXT apo I Accept pa konfirmuar atë që po klikoni. E gjithashtu përcillni shiritin e informimit në pjesën e poshtme të shfletuesit për të parë se ku po klikoni, para se të klikoni. Kjo është sikur ajo pjesa “Mendo par ase të veprosh”, prandaj kujdes.

Lajmet e fundit>