Lajmet

Antivirusi Panda në kaos! Identifikon vetvehten si një maluer

Mar 14 2015
0 Shpërndarje
Antivirusi Panda në kaos! Identifikon vetvehten si një maluer

malware_virus-100047712-gallery

Ofruesi i antivirusit Panda Security u gjend në vështirësi ditën e djeshme ndërsa po përpiqej të gjente një zgjidhje. Panda Security identifikoi vetvehten si një maluer.

Ky incident përfundoi me fshirjen e disa skedarëve kritikë, madje në disa raste duke bllokuar edhe aksesin në kompjuterat Windows. Në Twitter, kompania vazhdimisht paralajmëroi përdoruesit e saj të mos ri ndiznin kompjuterin e tyre gjersa problemi të rregullohej. Tani Panda e ka zgjidhur këtë problem duke ofruar një përditësim që do të rregullone këtë gabim fatal.

Kompania gjithashtu u mundësoi përdoruesve një program restaurimi që do të rikthente skedarët e fshirë aty ku problemi kishte ndodhur. Ca përdorues ishin të detyruar të kalonin në modalitetin e sigurisë në Windows njohur si “Safe Mode”.

Gjithësesi as nuk është hera e pare e as nuk është antivirusi i pare që shkakton kaos përmes identifikimit të rremë të skedarëve si maluer. Edhe në të kaluarën antivirusët si Kaspersky, Avira, Sophos madje edhe Microsoft kanë identifikuar shfletuesin Chrome si një program keqdashës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>