Lajmet

Any.do 2.0 shton mjete të reja për të planifikuar ditën tuaj

Nov 2 2014
0 Shpërndarje
Any.do 2.0 shton mjete të reja për të planifikuar ditën tuaj

hqdefaultiOS/Android/Ueb: Any.do është njëri nga aplikacionet më të mira për menaxhim të punëve që duhet të kryeni dhe Any.do 2.0 premton që do ta bëjë këtë gjë edhe më mirë. Përditësimi i ri përfshin mjetet për të menaxhuar punët tuaja shtëpiake dhe në familje, projektet e punës, shënimet me zë dhe ngarkesat dhe një lidhës premium që shton veçori të tjera si rregullimin e punëve që përsëriten.

Videoja më poshtë shfaq shkurtimisht veçoritë e reja. Njerëzit e tjerë me të cilët jeni lidhur përgjatë Any.do mund të ju ftojnë tek punët e ndryshme, kështu që partneri juaj mund të ju kërkojë që ta blini qumështin kur të ktheheni në shtëpi dhe do të pranoni një njoftim. Ju mund të pranoni ose të refuzoni dhe të shtoni komente ose shënime në çfarëdo pune që e keni shtuar. Këto shënime dhe ngarkesa mund të jenë në formë të komenteve tekstuale, shënimeve me zë, fotografive, videove ose ngarkesave në Dropbox. Çdo kush me të cilin e keni të ndarë një punë do t’i shohë këto shënime në çast. Njëra nga veçoritë më të mira, “Any.do Moment” që ju ndihmon të planifikoni ditën tuaj dhe të organizoni punët tuaja për vetëm pak minuta çdo mëngjes, është rikthyer dhe tani është më e rëndësishme në versionin e ri.

Versioni i ri përfshin edhe një plan premium. Veçoritë bazike janë falas, por nëse paguani 3 dollarë në muaj (ose 27 dollarë në vit) ju do të zhbllokoni veçori shtesë si punët që përsëriten (ju duhet të përdorni opsionet në dispozicion), “momentet” e pakufizuara në Any.do Moment (që më parë mund të lëshohej në çdo kohë, por tani është kufizuar në vetëm pesë “momente” për muaj në versionin pa pagesë), pamje, anëtarë të pakufizuar të skuadrës dhe hapësirë të pakufizuar të hapësirës. Ju mund t’i shihni të gjitha ndryshimet mes versionit pa pagesë dhe atij premium në këtë tabelë. (PCWorld Albanian)

Any.do (Falas) | Google Play

Any.do (Falas) | iTunes App Store

Any.do Webapp | përgjatë Any.do

Lajmet e fundit>