Lajmet

Any.Do lançon aplikacionin “Calendar”në versionin beta

Jun 8 2013
0 Shpërndarje
Any.Do lançon aplikacionin “Calendar”në versionin beta

Aktualisht Any.DO është një prej aplikacioneve më popullore që mundëson për përdoruesit një axhendë të thjeshtë personale, por sigurisht për çdo person që tashmë ka përcaktuar qartë se çfarë ka për të bërë në vazhdim hapi i ardhshëm logjik është përzgjedhja e mënyrës së duhur për të realizuar të gjitha detyrat ashtu si duhet dhe në kohë.

Pikërisht për këtë arsye dhe për të ofruar ndihmë për përdoruesit në lidhje me menaxhimin e planeve sa më mirë kompania ka menduar për lançimin e një aplikacioni të ri “Calendar” gjatë verës.

Duke shfrytëzuar themelin solid të krijuar nga Any.Do, aplikacioni “Calendar” do të integrohet me aplikacionin ekzistues dhe do të jetë e mundur që të komunikojnë me njëri-tjetrin për të shkëmbyer informacione në mënyrë që përdoruesit të mos vendosin të njëjtat të dhëna dy herë. “Calendar” do të zhvillohet akoma më tepër në vazhdim duke e bërë atë sa më social.

Për këtë është menduar që të lidhet me llogarinë e përdoruesit në Facebook si dhe me listën e kontakteve për të lejuar dërgimin e mesazheve apo planifikimin e eventeve me anë të këtij aplikacioni.

Në qoftë se jeni kuriozë se si funksionon ky aplikacion mund të provoni versioni beta duke u regjistruar në faqen zyrtare të kompanisë.

Sigurisht ky nuk është versioni përfundimtar prandaj përdoruesit mund të ngecin në pjesë të caktuara megjithatë mund të përdoret për të krijuar një ide të përgjithshme. Në qoftë se e shfrytëzoni si duhet këtë aplikacion me siguri do të realizoni planet tuaja shumë më herët se miqtë tuaj. (PCWorld Albanian)

any.do

Lajmet e fundit>