Lajmet

Any.do më në fund zbulon një aplikacion uebi

May 23 2014
0 Shpërndarje
Any.do më në fund zbulon një aplikacion uebi

msc2lxvmu60jrfdacjgmAny.do është një aplikacion shumë i mirë për të përgatitur listat me gjërat që planifikoni të bëni dhe më në fund ka ardhur edhe versioni për ueb i tij; gjë e cila ishte dashur të vinte shumë më herët.

Duket shkëlqyeshëm, punon në çfarëdo shfletuesi të uebit dhe iu mundëson që të tërhiqni dhe të vendosni gjërat nga lista për t’i organizuar ato. Versioni për ueb i Any.do merr disa mundësi të aplikacioneve mobile, por nëse jeni të familjarizuar me Trello-n, ai do të duket mjaft i ngjashëm me ju.

Secila njësi e gjërave “për-të-kryer” është në një listë vertikale, me shtylla që paraqesin kur ato gjëra duhet të kryhen. Any.do është duke e përdorur qasjen “sot,” “nesër”, “në të ardhmen,” “dikur”, që ju ndihmon të përqendroheni në gjërat që duhet të bëni që tani. Shtimi i gjërave të reja është gjë e thjeshtë – vetëm klikojeni shenjën plus dhe shkruani hollësitë, së bashku me ndonjë rikujtues ose nën-punë që ka të bëjë me të, sipas dëshirës.

Ikona e folderit në pjesën e sipërme ju zhvendos nga një paraqitje e bazuar në kohë në një paraqitje të bazuar në kategori. Nëse e parapëlqeni një pamje në një listë të vetme, shtypni butonin “focus mode” në anën e sipërme djathtas. Aplikacioni punon po ashtu në shfletuesit mobil.

Natyrisht, nëse parapëlqeni aplikacionet, ju mund të përdorni ndonjërin për Android, iOS, shtojcën për Chrome, ose aplikacionin për Chrome. Klikoni këtu për ta provuar. Nëse tashmë keni qenë përdorues i Any.do, vetëm kyçuni dhe të gjitha gjërat që i keni listuar më parë në ndonjë version tjetër të këtij shërbimi do të jenë aty. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>