Lajmet

Anyfi Networks krijon rrjet të ri Wi-Fi

Jul 4 2012
0 Shpërndarje
Anyfi Networks krijon rrjet të ri Wi-Fi

Kompania suedeze, Anyfi Networks ka lansuar një zgjidhje Wi-Fi për ofruesit e shërbimeve të internetit, në mënyrë që të ju mundësoj përdoruesve shtëpiak një lidhje wireless sa më të mirë dhe të besueshme. Shefi teknik i kompanisë, Johan Almbladh e përshkruan këtë shërbim si shumë të sigurt dhe me sinjal të fortë kudo që gjendeni.

Sipas drejtuesve të kompanisë, kjo zgjidhje Wi-Fi është quajtur Anyfi.net Simple, dhe njëkohësisht është zgjidhja e vetme dhe më e mirë për përdoruesit.

Nëse më herët keni lidhur pajisjen tuaj Wi-Fi në shtëp, tani ajo do ta dalloj dhe të lidhet automatikisht me këtë rrjet. Nuk keni nevojë të instaloni asnjë softuer specifik dhe as të bëni ndonjë regjistrim apo identifikim manual në këtë rrjet, për shkak se pajisja do ta detektoj automatikisht rrjetin. 

Funksioni kryesor i pikës së qasjes (Acces Point) është, sigurisht, të ofroj qasje në LAN. Softueri ynë hyn në punë kur përdoruesi nuk është i autorizuar për t’u qasur.

Në vend se të refuzoj shërbimin, softueri e ndanë një pikë virtuale për qasje dhe e lidh atë me një pajisje tjetër të largët përmes Wi-Fi me anë të një tuneli IP, ndryshe “IP Tunnel”. Rezultati është i thjeshtë dhe siguron qasje në Internet në çdo pajisje Wi-Fi kudo që ndodhet.

GigaOm vë në dukje se konsumatorët mund të mos pëlqejnë mundësinë e “ndarjes” së rrjetit të tyre shtëpiak Wi-Fi me të huajt, por Anyfi siguron se kjo gjë nuk ndodhë kurrë. Teknologjia përdor një radio fizike brenda por pajisjet e huaja nuk kanë qasje në rrjetin e brendshëm të shtëpisë.

Sekreti është se pajisja mban lidhje të brendshme dhe bën që pajisjet tjera të qëndrojnë brenda këtij rrjeti, por në fakt të dy lidhjet kanë rrjeta të ndryshme interneti. 

Anyfi ka testuar softuerin e vet me disa ofrues të internetit për më shumë se një vit, dhe tani janë gati të pushtojnë tregun. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>