Lajmet

AOL Instant Messenger mbyllet pas 20 vitesh

Oct 6 2017
0 Shpërndarje
Në Mars të këtij AOL shkëputi mbështetjen për klientët e palëve të treta. Kjo mund të duket si një ëndërr për ata që ende përdorin AIM. AOL Instant Messenger mbyllet pas 20 vitesh

Aplikacioni revolucionar i chatit i cili dominoi botën në hyrje të shekullit 21 dha sot lamtumirën.

Më 15 Dhjetor, AOL Instant Messenger do të mbyllet përgjithnjë që nga themelimi në 1997-ën.

Pasi SMS-të dhe aplikacionet si Facebook dhe WhatsApp pushtuan chatin modern, AOL do të heqë dorë përgjithnjë.

“Ne e dimë se ka shumë përdorues ende besnik të aplikacion të cilët kanë përdorur AIM prej dekadash. Ndërtimi i aplikacionit të parë të këtij lloji në 1997-ën ishte gjëja më e dashur për ne,” shkruante AOL.

Në Mars të këtij AOL shkëputi mbështetjen për klientët e palëve të treta. Kjo mund të duket si një ëndërr për ata që ende përdorin AIM.

AIM ishte një prej aplikacioneve më të suksesshme të komunikimit i cili u përdor gjerësisht në fund të vitet 90 dhe fillim të 2000.

Megjithatë që nga ajo ditë shumë gjëra kanë ndryshuar. Kemi parë aplikacione si Snapchat dhe Instagram të dominojnë.

Aplikacione të tjera klasike kanë dhënë lamtumirën gjithashtu. MSN Messenger u mbyll në 2014-ën ndërsa Yahoo Messenger në fund të viti tët kaluar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>