Lajmet

AOL Reader synon të plotësojë boshllëkun e Google Reader

Jun 22 2013
0 Shpërndarje
AOL Reader synon të plotësojë boshllëkun e Google Reader

AolGoogle Reader mund të jetë në ditët e fundit të tij, por boshllëku që po le pas nuk do të mbetet pa u plotësuar.

Së fundmi, edhe AOL po bëhet gati të lançojë së shpejti një produkt që do t’i ndihmojë përdoruesit të gjejnë materialet dhe artikuj online.

Faqja e AOL Reader është për momentin online por në versionin “private beta”. Motoja e shërbimit është: “të gjitha uebfaqet e preferuara në një faqe.”

Edhe pse nuk dihet se si do të funksionojë ekzaktësisht produkti, pritet që ai të ofrojë mundësi për t’u abonuar në faqe të ndryshme, për të personalizuar dhe kategorizuar lajmet apo materialet e gjetura online.

Ky lajm vjen si shumë të tjera në muajt e fundit pas njoftimit të mbylljes së Google Reader në datën 1 korrik. Listës së kompanive që po përdorin për zhvillimin e një furnizuesi lajmesh i shtohet edhe Facebook-u. Edhe Digg do të lançojë lexuesin e vet RSS më 26 qershor. (PCWorld Albanian)

AOLReader

Tags >

Google
Lajmet e fundit>