Biznes

AOL blen TechCrunch për 25 milion dollarë

Sep 28 2010
0 Shpërndarje
AOL blen TechCrunch për 25 milion dollarë

Blogu TechCrunch do të bëhet pjesë e AOL Technology Network, ndërsa sipas po të njëjtës kompani që ka blerë këtë blog, të gjitha pavarësitë editoriale të kësaj faqe do të mbesin në fuqi.

AOL ka qenë duke blerë biznese vazhdimisht në mënyrë që të ndihmojë funksionimin e saj, duke shtuar lajme dhe përmbajtje tjera, për të tërhequr kështu më shumë përdorues dhe reklamues. Më herët gjatë ditës së sotme AOL ka blerë 5min Media, që ishte një librari e më shumë se 200.000 videove që veçoheshin me përmbajtje nga moda, gatimi dhe fituesi. Kompania gjithashtu ka shtuar se do të mbyll agregatin e saj të lajmeve sociale, propeler.com

TechCrunch është themeluar në vitin 2006 nga Michael Arrington, me qëllim për të paraqitur lajme rreth kompanive të vogla të internetit që janë në zhvillim e sipër. Kompania tani ka bazë në San Francisco dhe ka më shumë se 40 punëtorë. Përveç publikimit të blogjeve teknologjike, TechCrunch organizon edhe konferenca, duke përfshirë edhe TechCrunch Disrupt, që tani është duke u mbajtur në San Francisco.

Arrington ka thënë se ai do të mbetet në AOL për së paku tre vite pas blerjes, dhe gjithashtu bashkë me të do të mbetet edhe stafi. /pcworld.al

Lajmet e fundit>