Lajmet

AP: Qeveria amerikane po krijon një sistem elektronik për monitorimin e punonjësve

Mar 12 2014
0 Shpërndarje
AP: Qeveria amerikane po krijon një sistem elektronik për monitorimin e punonjësve

8d72db408d1142d691223d204f9b05aaEdward Snowden mundi të siguronte informacione konfidenciale nga NSA për shkak të dobësive që ekzistonin në mbikëqyrjen e brendshme të kësaj agjencie, e cila nuk mundi të identifikonte transferimin e dyshimtë të të dhënave.

Së shpejti kjo situatë do të ndryshojë. Sipas burimeve të AP (ABC News), rezulton se inteligjenca amerikane po zhvillon një sistem elektronik monitorimi që do të gjurmojë aktivitetet e punonjësve të qeverisë.

Sipas raportimeve, kjo platformë ka derivuar nga një projekt ushtarak ekzistues, i cili do të performojë kontrolle të vazhdueshme dhe do të identifikojë sjelljet dyshuese. Sistemi mundet të ushtrojë kontroll ndaj bazave të të dhënave të jashtme dhe investiguesit munden gjithashtu të monitorojnë gjithçka dyshuese në përditësimet e rrjeteve sociale.

Sistemi do të shërbejë për të luftuar korrupsionin dhe dhunën në vendin e punës. Megjithatë, kritikët mendojnë se mbikëqyrja e përhershme mund të zbulojë informacionet personale dhe mund të dekurajojë lirinë e të shprehurit. Në qoftë se nuk menaxhohet si duhet, kura mund të dëmtojë akoma më tepër sesa vetë sëmundja. (PCWorld Albanian)

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>