Analiza

Aparatet e avancuara Point-and-Shoots të Canon

Jan 15 2010
0 Shpërndarje
Aparatet e avancuara Point-and-Shoots të Canon

Ky aparat fiton pikë me zoom-in e tij optik 20X dhe cilësinë fantastike të imazheve. Brezi i gjerë fokal i kamerës e bën atë shumë të përshtatshme për të marrë pamje me kënd të gjerë dhe foto të detajuara nga afër.

Më tutje në tabelë, PowerShot SX10 IS e Canon, $400 me zoom optik 20X (në vend të dytë) dhe motra e saj, $500 PowerShot G10 IS (në vend të katërt), vazhdojnë traditën e Canon për të nxjerrë performues liderë në kategori. Me cilësi shumë të mirë të imazhit dhe jetëgjatësi të baterisë në tabelë ndodhet edhe Fujifilm FinePis S8100fd, me zoom optik 18X dhe me çmim prej $300 (në vendin e tretë).
Powershot SX10 IS nuk hyn dot në xhepin tuaj, por është i lehtë dhe ka ekran LCD të rrotullueshëm që paloset, i cili ju lejon të fotografoni nga kënde të pazakonta (mund të bëni edhe video gjithashtu).
Me dizajn të admirueshëm, Powershot GX10 IS ofron 14.7 megapixel, maksimumin e klasifikimit, por grimcimi dhe fokusi i butë mund të prishin punë, sidomos në shkrepje me dritë të ulët. Megjithatë, në total, ky aparat është i pëlqyeshëm në përdorim.

FinePix S8100fd është një zgjedhje e mirë, nëse kërkoni një aparat për të gjitha rastet.
Kini mendjen për çmime favorizuese për ofertat e tabelës sonë. Një mori aparatesh të reja janë në horizont, prandaj çmimet e njësive të treguara këtu do të bien ndërkohë që shitësit bëjnë vend për mallin e ri.
Ndër modelet për t’u pasur kujdes janë: Olympus SP-590 UZ, i cili ngre nivelin me një zoom optik prej 26X; i shumëprituri Fujifilm FinePix F200 EXR, i cili do përputhet me fotot high-dynamic-range; Sony CyberShot DSC-HX1, një model me zoom optik 20X me një opsion auto-panorama vërtet të lezetshëm; Casio Exilim EX-FS10 dhe Exilim EX-FC100, të pajisur me opsionin high-speed burst të pranishëm në modelin EX-FX të kësaj tabele.
Priten gjithashtu kamera të avancuara megazoom (20X dhe më shumë) nga Kodak, Nikon, Pentax dhe Sony. Qëndroni në kontakt për të lexuar analizat tona për këto modele në pritje ose vizitoni seksionin e faqes sonë për aparatet në find.pcëorld.com/62704.

Lajmet e fundit>