Lajmet

Aparatet point-and-shoot do të triumfojnë në vitin 2009

Mar 11 2009
0 Shpërndarje
Aparatet point-and-shoot do të triumfojnë në vitin 2009

altConsumer Electronic Show 2009 është në prag dhe do të vijë me shumë prezantime të aparateve digjitale. Ndërkohë rënia e çmimeve dhe lançimi i modeleve të reja kanë vendosur të shkundin tabelën e klasifikimeve për aparatet point-and-shoot.
Tri aparate të reja janë futur në Top 10 të klasifikimeve, që nga tabela e fundit e renditur nga ne.

Pentax Optio S12 me 12-megapiksel është shumë i lehtë për t’u përdorur. Exilim EX-Z150 nga Casio, shumë në modë, ka një ekran të madh 3-inç dhe një modul për regjistrim për YouTube. Canon Power Shot SD880 IS ofron lente me kënd të gjerë 28 mm dhe kualitet superior të fotografive.
Canon PowerShot A590 IS, ende Blerja më e Mirë, është një aparat i përshtatshëm për fillestarë që përdorë bateri AA. Ka një kualitet të shkëlqyer fotografish, për çmimin që ka, por ofron edhe stabilizim të shkëlqyer optik.

Lajmet e fundit>