Harduer

Aparati më i ri nga Panasonic i orientuar nga selfiet

Jan 22 2015
0 Shpërndarje
Aparati më i ri nga Panasonic i orientuar nga selfiet

GF7Trendi i selfieve nuk kishte se si të mos prekte edhe kompaninë gjigande Panasonic. Tashmë pajisja Lumix GF7; një kamera 16 megapiksel e cila vjen me një monitor të rrotullueshëm LCD dhe me një mundësi shkrepjeje pa duar por vetëm me anë të valëve të erës.

GF7 është pajisja e fundit nga Panasonic e cila përdor sensorët Micro Four Third dhe është vendosur të dalë në shitje në muajin mars të këtij viti për  599 dollarë. Krahasuar me linjën e mëparshme GF6, kjo linjë ka shumë karakteristika të reja ende më të mira. Gjithashtu GF7  është i disponueshëm në një varietet ngjyrash si i zi, kaf, rozë dhe portokalli, edhe pse ato duket se do të shfaqen në disa rajone specifike.

Fatkeqësisht ky aparat, nuk ka mundësinë e regjistrimit të videove 4K, por ai regjistron në një rezolucion Full HD 1920 x 1080, ka lente standarte 12-35mm f/3.5-5.6 kit. Gjithashtu ka edhe disa karakteristika softuerike si përshembull Jump Snap (kamera automatikisht e shkrep foton fiks në momentin e pikës më të lartë të një kërcimi në ajër), një sinkronizim me valët Wi-Fi pa fjalëkalim për të kaluar fotot në telefonin tuaj, si dhe një varietet plot me filtra të shumtë të cilët do të zbukurojnë fotot tuaja.
Më poshtë ju ofrojmë edhe videon ku mund të shikoni funksionalitetet e këtij aparati. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>