Lajmet

APFS i shpjeguar: Çfarë duhet të dinë përdoruesit e iOS 10.3

Mar 28 2017
0 Shpërndarje
Apple File System është sistemi i ri i cili do të zëvendësojë sistemin 30 vjeçar HFS APFS i shpjeguar: Çfarë duhet të dinë përdoruesit e iOS 10.3

Ditën e djeshme Apple publikoi versionin final të iOS 10.3, dhe ndër ndryshimet më të rëndësishme ishte edhe sistemi i ri i skedarëve quajtur Apple File System.

Me fjalë të tjera Apple Watch, iPhone, iPad, Mac dhe Apple TV do të kalojnë nga HFS+ në APFS. Kjo teknologji sjell përmirësime të ndjeshme të memorjes, enkriptim e shum të tjera. Në këtë artikull do të prekim disa prej ndryshimeve që sjell ky sistem i ri.

Çfarë është Apple File System?

Apple File System është sistemi i ri i cili do të zëvendësojë sistemin 30 vjeçar HFS. Kur ky i fundit debutoi, atë kohë nuk ekzistonte teknologji si disqet flash dhe SSD-të. Apple beson se një sistem i ri më inteligjent dhe i avancuar duhet të implementohet dhe të jetë sistemi i vetëm në iOS, macOS, tvOS dhe WatchOS.

Memorja APFS

Edhe pse ndryshimi mes HFS+ dhe APFS mund të jetë fare pak i dallueshëm nga përdoruesit ditorë, ekzistojnë disa aspekte të tij ku çdo perdorues e vë re ndryshimin. Një prej tyre është mënyra sesi hapësira e të dhënave llogaritet.

Çuditërisht iPhone juaj mund të ruajë më shumë të dhëna. Zhvilluesit të cilët instaluan iOS 10.3 vunë re ndryshime të shifrave të kapacitetit dhe memorjes së disponueshme.

Kopjim dhe zhvendosje më e lehtë e të dhënave

Një tjetër ndryshim i prekshëm është zhvendosja më me shpejtësi e të dhënave. Në konferencën e zhvilluesve në 2016-ën, Apple demostroi shpejtësinë e rritur duke kopjuar të dhënat e iTunes dhe krahasuar mes dy sistemeve APFS dhe HFS.

Në HFS procesi i kopjimit merrte 17 sekonda më shumë.

Debutimi i APFS

Sistemi i ri i skedarëve debutoi zyrtarisht ditën e djeshme në iOS 10.3. Apple ka premtuar një tranzicion të lehtë për të gjithë përdoruesit nga HFS+ në APFS. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>