Lajmet

APK Downloader merr skedarët APK drejtpërdrejt nga Google Play

Nov 4 2013
0 Shpërndarje
APK Downloader merr skedarët APK drejtpërdrejt nga Google Play

APK DownloaderDuke mos qenë në gjendje që të instaloni një aplikacion në pajisjen tuaj nga Play Store, sikurse që ndodhte para pak muajve për përdoruesit nga Kosova të pajisjeve me Android, mund të jetë vërtet një gjë mjaft e papëlqyer.

Fatmirësisht, një zhvillues ka krijuar një mjet që iu mundëson të merrni një APK drejtpërdrejt nga serverët e Google dhe ta instaloni atë. Mjaft mirë, apo jo?

Aplikacioni në ueb kërkon që të shkruani emrin e pakos për aplikacionin që dëshironi ta përdorni (të cilin mund ta gjeni në URL-në e aplikacionit në dyqanin Play Store, pas pjesës “id=”) dhe pas kësaj do të ofrojë një lidhje për ta shkarkuar atë.

Faqja punon vetëm për aplikacionet pa pagesë, kjo nuk është vegël për pirateri dhe mbajeni në mendje, nëse e merrni një APK në anën tuaj, ju jeni duke rrezikuar që ai skedar i tipit APK mund të mos jetë i mbështetur për pajisjen tuaj përkatëse.

Sidoqoftë, nëse dëshironi të zhvendosni një aplikacion përgjatë një pajisjeje pa një lidhje interneti, ose dëshironi ta provoni atë në një telefon që nuk mbështetet zyrtarisht, kjo gjë mund të ju ndihmojë.

APK Downloader (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>