Analiza

Aplikacion për llogaritje të akcizës së veturave të importuara në Kosovë

Jan 24 2012
0 Shpërndarje
Aplikacion për llogaritje të akcizës së veturave të importuara në Kosovë

Një më i veçantë prej tyre, për të cilën do ta përshkruajmë paksa më në detaje është aplikacioni i zhvilluar gjatë trajnimit nga një prej pjesëmarrësve, Ilir Morina @om3trix, i cili krijoji një aplikacion që lehtëson punën mjaft shumë për ne që jemi të interesuar të kuptojmë sesa kushton dogana, akciza e kështu me radhë për të importuar një veture në tregunë e Kosovës.

“Akciza për vetura” është emri shkurt e trup i aplikacionit, i cili siç e thot edhe emri tregon sesa kushton akciza për importim të një veture të re. Aplikacioni është zhvilluar për platformën Android dhe ka funksione të thjeshta si vlera e veturës, viti i veturës, vëllimi (ccm), dhe pasi të futen këto shënime me një buton të titulluar “Llogarit”, ju shihni rezultatet që tregojnë sesa është taksa prej doganës, akciza dhe TVSH’ja për modelin në fjalë.

Nisur prej faktit që është zhvilluar si aplikacion në vete nga një njeri, është e kuptueshme që nuk ka shpenzuar mjaft shumë energji në përgaditjen e dizajnit për shkak se programerë kështu e kanë dhe më shumë koncentrohen në funksionalitet të aplikacionit.

Versioni 1.0 i aplikacionit përmban edhe mundësitë për të treguar se Akciza për vetura të reja dhe me kubikazhë nën 20000 ccm është 0 Euro, ndërsa nëse shtypni ndonjë të dhënë gabim si për shembull vitin e zhdoganimit për veturë më të vjetër se 13 vjet, atëherë ai ju njofton se nuk mund të bëhet kalkulimi.

E përveç kësaj nëse tentoni të shkruani ndonjë vit prodhimi më të ri sesa viti aktual, atëherë aplikacioni gjithashtu ju njofton se keni shtypur një vit që nuk mund të shfrytëzohet si e dhënë valide.

Aplikacioni është i ngarkuar në Android Market dhe mund të shkarkohet pa pagesë, e përveç kësaj aty mund të gjeni edhe detaje tjera në lidhje me të. Në bazë të një grafiku që prezantoi Iliri sot gjatë Business Tuesday të organizuar nga ICK, aplikacioni është shkarkuar më shumë se 40 herë deri më datën 19 janar, ndërsa sigurisht kjo do të vazhdojë të shënojë rritje në ditët në vazhdim.

Vlen të theksohet se edhe zyrtarë doganorë kanë qenë të kënaqur me aplikacionin i cili sipas tyre ua lehtëson punën, për shkak se gjatë ditës mund të ndodh të pranojnë mjaft shumë thirrje me pyetje të ndryshme sesa kushton një veturë e caktuar për tu importuar e kështu me radhë.

Aplikacioni siç e thot edhe në faqen përshkruese është krijuar duke u referuar mbi normat e tatimit të akzicave për vetura të importauara sipas amortizimit dhe fuqisë së motorit, që vlen për shtetin e Kosovës. Përkatësisht, aplikacioni bazohet në taksën e akcizave Nr. 03/L-220 aneksi A, vendimi i qeverisë së Republikës së Kosovës 05/20 data 22.03.2011.

Përveç ca kritikave në anën e dizjanit, aplikacioni me një thjeshtësi përmbush atë për të cilën është krijuar dhe natyrisht që meriton të shkarkohet edhe prej jush që jeni në nevojë dhe kohë pas kohe keni dëshirë të shikoni sesa do t’ju kushtonte të importoni një veturë prej ndonjë shteti të caktuar.

Lajmet e fundit>