Lajmet

Aplikacion që ofron siguri gjatë trazirave

Jun 28 2012
0 Shpërndarje
Aplikacion që ofron siguri gjatë trazirave

Nëse gjatë trazirave dini të shkoni në drejtimin e duhur atëherë mund të shpëtoni jetë. Në ngjarjen TEDGlobal që është mbajtur në Edinburg, është prezantuar një aplikacion për smartfonë, që u mundëson njerëzve t’u shmangen rrugëve ku mund të ketë trazira.

Aplikacioni është zhvilluar nga Salvatore Iaconesi, anëtar i ri i TEDGlobal.

Ky aplikacion, që ende nuk është lansuar publikisht, merr të dhëna nga një numër i rrjeteve sociale dhe i përdor ato për t’i njoftoj njerëzit se cilat zona janë më pak të prekura nga trazirat.

Kur përdoruesi të hapë aplikacionin, atij do t’i shfaqet një ndërfaqe me ngjyrë që i tregon se cilat janë zonat e rrezikshme.

Duke e demonstruar aplikacionin në TED (Technology, Entertainment and Design), Iaconesi tha se ky aplikacion mund t’u ndihmojë demonstruesve dhe njerëzve të lidhen gjatë çrregullimeve publike.

Aplikacioni u zhvillua për shkak të nevojave të lëvizjeve të aktivistëve përreth botës, tha Iaconesi për BBC.

“Ne kemi përcjellur lëvizjet në Britani, Itali, Tunizi dhe Egjipt dhe kemi dizajnuar teknologjitë në mënyrë që t’u ndihmojmë atyre,” tha Iaconesi.

“Platforma kap çdo gjë nga gama e rrjeteve sociale si Flickr, Instagram, FourSquare, Facebook dhe Twitter dhe i përpunon ato të dhëna duke shfrytëzuar një gjuhë natyrale të analizës për ta kuptuar më lehtë përmbajtjen e porosisë” shtoi ai.

Sistemi numëron porositë që sugjerojnë rreziqet dhe ato porosi që sugjerojnë sigurinë dhe “i sintetizon ato në një ndërfaqe të lexueshme”.

Zonat që sugjerohen si të rrezikshme shfaqen me ngjyrë të kuqe, kurse zonat e sigurta shfaqen me ngjyrë jeshile.

Aplikacioni momentalisht është në dispozicion vetëm për grupet aktiviste.

“Ne shkojmë te ata, dhe ju tregojmë se si funksionon kjo teknologji dhe jua instalojmë aplikacionin në telefonët e tyre,” shpjegoi Iaconesi. Aplikacioni për publik pritet të lansohet së shpejti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>