Softuer

Aplikacion për iPhone që zëvendëson stetoskopin

Aug 31 2010
0 Shpërndarje
Aplikacion për iPhone që zëvendëson stetoskopin

Peter Bentley ka shpalosur aplikacionin iStethoscope që monitoron rrahjet e zemrës përmes sensorëve në celularë, dhe përveç kësaj sjellë edhe argëtim për përdoruesin.

Dhe ky aplikacion arriti kulmin në ditët e fundit, duke arritur në 500 aplikacione të shkarkuara çdo ditë pasi një version pa pagesë u shpalos javën e kaluar.

”Secili është shumë i emocionuar rreth adoptimit potencial të teknologjisë mobile në hapësirën punuese mjekësore” tha Bentley.

”Celularët e mençur janë pajisje vërtetë të fuqishme me sensor të jashtëzakonshëm të integruar në ta, kamera, dhe mikrofon të kualitetit të lartë me ekrane të mahnitshme” tha ai.

Në të ardhmen ka gjasa që njerëzit të kenë mundësi të bëjnë në vete ultrazë apo edhe të monitorojnë shtypjen e gjakut përmes celularit.

Lajmet e fundit>