Lajmet

Aplikacione të rreme të Apple në Google Play

Nov 21 2012
0 Shpërndarje
Aplikacione të rreme të Apple në Google Play

Megjithëse Google tashmë ka mënjanuar aplikacionet keqdashëse nga dyqani i saj zyrtar Google Play, faktet tregojnë se po paraqiten ende aplikacione të tilla në Google Play.

Kjo tregon se Google edhe njëherë i ka lënë përdoruesit e saj të pambrojtur, duke lejuar që aplikacione nga zhvillues të pa kontrolluar të distribuohen në kanalet zyrtare të Google-s.

Nuk ka dyshim se lajmi që Apple ka filluar të prodhojë disa nga aplikacionet e saj më të popullarizuara në versionet për Android do të ishte lajm i mirë për përdoruesit. Për këtë shkak aplikacioni zhvilluesi i të cilit është “Apple Inc” në tregun Google Play nuk ka mundur të kalojë pa u vënë re.

Aplikacionet e rreme për Android për të cilat u pohua se prodhues është Apple u shitën në Google Play me çmim prej 4,98 deri 9,97 dollarë.

[email protected]” është e-mail adresa për kontakt të cilën kanë mundur ta shohin ata të cilët në Google Play kanë hasur në versionet për Android të aplikacioneve të Apple siç janë Garage Band, iPhot, iMovie, Keynote etj.

Nuk është e qartë nëse qëllimi i mashtruesve ishte që të marrin të hollat nga përdoruesit e Android të cilët dëshironin disa nga aplikacionet e Apple për pajisjet e tyre, apo bëhej fjalë për tentim të infektimit të telefonëve të përdoruesve Android  me maluer. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>