Analiza

Aplikacione për iPhone, që përcjellin muajin e shenjtë të Ramaznit

Aug 11 2010
0 Shpërndarje
Aplikacione për iPhone, që përcjellin muajin e shenjtë të Ramaznit

Aplikacionet si “iPray” apo “iQuran” ofrojnë një përkujtim të mirë për periudhat e faljes, gjersa programet “Find Mecca” dhe “mosque finder” ndihmojnë që udhëtuesit Mysliman në një qytet të panjohur të gjejnë vendin më të afërt për tu falur.

”Kur i kam parë këto aplikacione për herë të parëm, unë mendova: kjo është diçka e mahnitshme” tha James Otun, i cili ka disa aplikacione islamike në Apple iPhone dhe iPad të tij. “Kushdo që ka pasur këtë ide e ruajt Zoti”.

Aplikacionet nuk janë vetëm për muajin e shenjtë të ramazanit, ;por ka edhe aplikacione të tilla që ju lejojnë të gjeni vendet më të afërta ku mund të blini ushqime të përgatitura sipas rregullave të islamit, të mësoni shqiptimet e duhura të lutjeve ditore në gjuhën Arabe, apo edhe të numëroni faqet e Kuranit që kanë lexuar atë ditë.

Ka aplikacione të ngjashme edhe për religjionet tjera duke përfshirë aplikacione prej Biblës e deri tek Bhagavad Gita një bukurshkrim i shenjtë Hindus.

Herën e parë që Sumeyye Kalyoncu dëgjoi për “Adhan” (aplikacion për thirrje të Ezanit në celularin tuaj iPhone), ajo u kaplua nga nostalgjia për vendin e saj të lindjes, Turqinë. Aplikacione të tilla janë jashtëzakonisht të popullarizuara në SHBA thekson Kalyoncu, pasi që xhamitë nuk bëjnë thirrje të ezanit përmes altoparlantëve, sikurse që bëjnë nëpër shtetet myslimane.

Kalyoncu përdor një aplikacion në iPhone të quajtur iPray Lite, i cili përcjellë periudhat e faljeve ditore.

Disa prej aplikacioneve janë pa pagesë, e disa kanë çmime që shkojnë prej 99 cent deri në 2.99 dollarë, megjithëse ka edhe më të shtrenjta.

Datat e Ramazanit ende përcaktohen nga kalendari hënor, dhe llogaritjet mund të dallojnë në varësi të komuniteteve myslimane anembanë botës. Zinnur Tabacki, pronar i një dyqani librash fetare, thotë se Islami nuk është kundër teknologjisë. “Islami ka filluar para 1.400 viteve dhe në atë kohë nuk ka pasur kushedi se çfarë teknologji, por ata kanë ditur çdo gjë” shtoi ai.

Por edhe xhamitë kanë avancuar me teknologjinë. Për shembull xhamia në Paterson, New Jersey, e quajtur “Xhamia e Madhe”, ka 16 kamera të cilat u vendosën për çështje sigurie, por një pjesëmarrës inovativ i xhamisë po i shfrytëzon ato për të transmetuar drejtpërsëdrejti shërbimet në internet, në mënyrë që të moshuarit, të sëmurët dhe ata që nuk janë në gjendje të shkojnë në xhami, të arrijnë t’i përcjellin ato nga shtëpia. Udhëheqësit e xhamive thonë se transmetimet e drejtpërdrejta janë bërë në veçanti të popullarizuara në mesin e familjarëve të emigrantëve që kyçen nga jashtë vendit për të dëgjuar lutjet e njëjta sikurse familjarët e tyre në New Jersey.

Otun, një përcjellës i teknologjisë, thotë se aplikacionet në iPhone dhe iPad po e bëjnë atë një mysliman më të devotshëm. Atij këto aplikacione i ndihmojnë me alarme për t’i treguar kur duhet të falet, pasi që ai punon si ngasës i një limuzine, dhe gjithashtu i ndihmojnë atij për t’i treguar ku gjenden restorantet më të afërta që shërbejnë ushqim sipas mënyrës myslimane.

”Nëse harron të falësh, nuk është faji yt, sepse je njeri; ju mund të harroni dhe ta bëni këtë më vonë” tha Otun. “Por tani janë këto aplikacione që mund të ndryshojnë gjërat”.

Aplikacioni favorit i Otun quhet Mecca, që është një program me kompas me një indikator elektronik që ndryshon prej të kuqe në të gjelbër, kur arrini në këndin e saktë prej 58 shkallë në verilindje për të bërë lutje (shenjë që tregon se jeni drejtuar kah Meka) që është një kusht për të gjithë Myslimanët që falen.

Otun thotë se iPhone të bënë emocional. “Nuk mund të bart 10.000 faqe librash, por më shumë se kaq mund të keni në xhepin tuaj. Kjo nuk ka çmim” thotë ai.

Lajmet e fundit>