Biznes

Aplikacionet Android mbërrijnë dhe në Chromebook

Sep 12 2014
0 Shpërndarje
Aplikacionet Android mbërrijnë dhe në Chromebook

AndroidApps Aplikacionet Android do të jenë të disponueshme dhe në Chrome OS dhe të parat mbërritën dje. Vine, Evernote dhe dy aplikacione të tjera Android tashmë mund të jenë pjesë e Chrome OS dhe mund të përdoren me anë të një mausi dhe tastierës.

Ky është thjesht fillimi i një periudhe ndryshimi të madh të Chrome OS, e cila do ta bëjë sistemin operativ më të fuqishëm dhe më të pasur përsa i përket programeve apo aplikacioneve.

Aplikacioni i mësimit të gjuhës dhe aplikacioni i fëmijëve Sight Words janë dy aplikacionet e tjera që u bënë të disponueshme dje. Të katërta aplikacionet mund të shkarkohen në Chrome Web Store.

Shefi i Chrome dhe Android, Sundar Pichai, prezantoi iniciativën e përdorimit të aplikacioneve Android dhe në Chrome OS në mujain qershor. Google shprehet se do të pëlqente shumë që zhvilluesit e aplikacioneve Android me pak punë më shumë ti bënin të disponueshme krijimet e tyre dhe në Chrome OS.

Mësohet se gjatë muajve të ardhshëm,më shumë aplikacione Android do shtohen në Chrome Web Store dhe Google është duke zgjedhur se cilat aplikacione duhen hedhur si fillim në këtë dyqan online.

Disa ekspertë, pa pasur si qëllim dekurajimin e projektit, shprehen se aplikacionet e lartpërmendura ishin një fillim i varfër, por Google po bën përpjekjet maksimale për ti përshtatur aplikacionet me sistemin operativ të Chromebook. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>