Analiza

Aplikacionet Android në Windows 10? Ky plan B i Microsoft do të ishte një dështim total

Apr 29 2015
0 Shpërndarje
Aplikacionet Android në Windows 10? Ky plan B i Microsoft do të ishte një dështim total

android-on-windowsDitën e sotme një analist hodhi një deklaratë “bombë” në botën e teknologjisë duke thënë se ishte kundër ofrimit të aplikacioneve Android në Windows. Kjo deklaratë vë në dukje se Microsoft është shumë afër lejimit të aplikacioneve Android jo vetëm në telefonët Windows por edhe kompjuterat dhe tabletët që do të paisjen me Windows 10 nga fundi i këtij viti.

Një njoftim për ofrimin e aplikacioneve Android në Windows 10 mund të vijë që ditën e sotme kur starton edhe konferenca Build 2015. Portali The Verge më parë kishte hedhur hipotezat se Microsoft po punonte për të sjellë aplikacionet Android në Windows.

Por si do reagojnë zhvilluesit nëse një gjë e tillë bëhet realitet? Sipas analistit në fjalë ata do të ndihen shumë keq nëse diçka e tillë vërtetohet dhe për ta do të ishte një mesazh i qartë: Keni harxhuar kohën kot teksa jeni përpjekur për të ndërtuar aplikacione për një platformë më të suksesshme në të ardhmen siç mund të kishte qenë Windows Phone.

Nëse diçka e tillë bëhet e mundur, atëherë telefonët dhe tabletët Windows do të vuajnë mëtej se sesa po vuajnë tani. Askush nuk do ti blejë. Në fakt pse të blejë një paisje Windows kur aplikacionet Android do të funksionojnë njëlloj e në mos më mirë në një telefon apo tablet Android.

Microsoft do ti duhet të fillojë të konkurrojë përmes harduerit me Apple dhe Samsung, dhe nëse telefonët dhe tabletët e Microsoft dështojnë të tërheqin vëmendje atëherë kompania do të dështojë. Nëse dështon projekti me aplikacionet universale për mbylljen e hendekut të aplikacioneve atëherë aplikacionet Android në Windows janë përpjekja e fundit për mbijetesë e Microsoft të cilën ne nuk ja urojmë kurrë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>