Analiza

Aplikacionet Android vulnerabël ndaj Heartbleed janë shkarkuar 150 milionë herë

Apr 25 2014
0 Shpërndarje
Aplikacionet Android vulnerabël ndaj Heartbleed janë shkarkuar 150 milionë herë

android-robot-frankensteinSipas një studimi të realizuar së fundmi nga firma kërkimore FireEye, rezulton se së fundmi janë shkarkuar plot 150 milionë aplikacione Android që janë vulnerabël ndaj vrimës së sigurisë Heartbleed. Kjo do të thotë se nuk është e mjaftueshme që të ndreqet vetëm Android, por njëkohësisht duhet të punohet edhe për të gjitha aplikacionet e kësaj platforme.

Fatkeqësisht edhe në qoftë se përdorni tashmë “identifikuesit e Heartbleed” që mund t’i gjeni në Google Play Store, ka shumë pak gjasa që të mund të identifikoni aplikacionet vulnerabël që mund të keni shkarkuar.

Kjo do të thotë se pavarësisht se vetë platforma Android nuk mund të cënohet, hakerat mund të vazhdojnë të sulmojnë aplikacionet që e kanë këtë dobësi. Ata mund të sulmojnë trafikun e rrjetit, mund të drejtojnë aplikacionin ndaj një serveri të dëmshëm dhe më pas mund të dërgojnë mesazhe ndaj aplikacionit për të siguruar përmbajtje sensitive.

Fatmirësisht kemi edhe një lajm të mirë. Mesa duket, zhvilluesit e aplikacioneve po punojnë shpejt për të ndrequr aplikacionet dhe për t’i mbrojtur ato nga Heartbleed. Sipas rezultatit të vlerësimeve të datës 10 prill, FireEye zbuloi se aplikacionet jo të sigurta ishin shkarkuar 220 milionë herë. Vetëm një javë më vonë, vlerësimet e datës 17 prill treguan se ky numër kishte rënë në 150 milionë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>