Lajmet

Aplikacionet e Adobe Elements 8 fitojnë një shije komplete

Nov 15 2009
0 Shpërndarje
Aplikacionet e Adobe Elements 8 fitojnë një shije komplete

Paraprakisht, Photoshop Elements kanë pasur një Organizer për foto, mirëpo tani veglat ju mundësojnë të shihni, menaxhoni dhe kërkoni si pozat ashtu edhe videot. Për fjalët kyçe ai përdor Auto Analysis të përmbajtjes së imazheve dhe Smart Tagging për kualitetin e imazheve dhe duke filluar që tani ju mund të importoni skedarë.

Organizer mund të përdorë faqen e Photoshop.com për backup si dhe për të ndarë dhe arkivuar databazat dhe skedarët tuaj media, por edhe për t’i sinkronizuar ato me PC-të e tjera, nëse kanë së paku njërin prej aplikacioneve të instaluar.

Anëtarësimi njëvjeçar në Photoshop.com përfshin memorie 2GB falas, kurse anëtarësimi Plus, që e blini me programin, ju jep 20GB për 30$. Për dallim nga Organizer, dy aplikacionet janë më të integruara, saqë një slide show mund të përfshijë video, ndërkohë     që filmat tani mund të përmbajnë edhe poza.

Editimi është bërë më i lehtë
Përkundër Photoshop Elements, vegla e ra apo e zgjeruar është PhotoMerge, e cila ka shtuar një vegël Exposure, që mund  të kombinojë dy foto identike për të fituar një pozim optimal.
Përderisa disa auto mode punojnë mirë në disa imazhe, të tjerave u duhet një shkulje manuale; në rastin e fundit, ju duhet një koordinim i mirë i dorës me kursorin për të arritur rezultate më të mira. Vegla e re më pak pedante është Recompose, e cila ju mundëson që ta ridefinoni një foto në mënyrë që të përshtatet me një madhësi tjetër apo orientim duke zgjedhur disa pjesë apo subjekte të veçanta të prapavijës. Premiere Elements ka pësuar përmirësime të ndjeshme.
Instant Movie mund të përdorë Smart Tags (të cilat janë krijuar për të udhëzuar veglat larg klipeve statike dhe jo të merituara), që automatikisht bëjnë një film, me muzikë dhe tranzicione, bazuar në shabllonin tuaj të zgjedhur Flash. Rezultatet duket të jenë të kënaqshme, mirëpo nganjëherë janë të ashpra, me renditjen jo përherë logjike të klipit.

Më shumë vegla të reja

Keni për të vërejtur më shumë vegla të tjera automatike në Premiere Elements. Smart Fix përpiqet ta përmirësojë papërsosmërinë e Smart Tags. Smart Trim përdor Smart Tags për të gjetur pjesë të videos për të prerë, sikur edhe të peshojë interesin e shumë sektorëve. Smart Mix balancon burimet e zërit në mënyrë që muzika në prapavijë të mos pengojë dialogët. Në testimet tona, si Smart Trim ashtu edhe Smart Mix kanë funksionuar mirë, duke e marrë punën e rëndë jashtë proceseve të rëndësishme të videove. Smart Fix vepronte mirë në shumicën e korrigjimeve të problemeve.
Përmbajtja e re e Premiere Elements përgjithësisht rrezaton Photoshop Elements’. Për shembull, efektet e reja të aplikacioneve video, tranzicionet dhe grafikat përfshijnë klipe të animuara që ju mund t’i kapni dhe t’i hidhni brenda një videoje. Pastaj, ju gjithashtu mund të përdorni Motion Tracking për t’i lëvizur objektet brenda një videoje.
Një buton i vogël në secilin cep të ekranit ju lidh me tutorialet si të Flash ashtu edhe të Acrobat-it. Sidoqoftë, disa janë të hapura për përdoruesit e përgjithshëm. Për t’u futur në librarinë më të gjerë, të cilën Adobe do ta shtojë periodikisht, do t’ju duhet të blini një anëtarësim Plus të Photoshop.com. Shabllonet dhe tranzicionet shtesë do të jenë të disponueshme vetëm për anëtarët Plus. Gjithashtu, pakoja e Photoshop Elements dhe Premiere Elements është një vlerë e mirëseardhur për sa u përket fuqisë, lehtësimit të përdorimit dhe çmimit. Ne vetëm dëshirojmë që Adobe mos të kërkojë një anëtarësim Plus në Photoshop.com për të parë autorialet.

Photoshop Elements 8 dhe Premiere Elements 8Adobe
Një pako e mirë për këdo që punon me foto dhe video.
Çmimi: 150$; 180$ me një anëtarësim njëvjeçar plus në Photoshop.com.
find.pcworld.com/63958

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>