Analiza

Aplikacionet e Android më të shtrenjta në Evropë

Jan 27 2010
0 Shpërndarje
Aplikacionet e Android më të shtrenjta në Evropë

Distimo raporton, se zhvilluesit Evropian mund të komandojnë një rritje prej 49% për aplikacionin e tyre, duke pasur parasysh një mesatare në çmim prej 4.42 dollarë e që për krahasim në SHBA do të ishte 2.96 dollarë. Zhvilluesit Japonez kanë një ofertë edhe më të lirë për aplikacionet e tyre me një çmim mesatar prej 2.28 dollarë, ndërsa zhvilluesit e aplikacioneve në Britaninë e Madhe kërkojnë mesatarisht 3.31 dollarë.

Në terme të prodhimit, Distimo zbuloi se një numër i theksuar i aplikacioneve, për të qenë më të saktë 65 përqind, tunden në SHBA gjersa 12 përqind kanë prejardhje nga tregu i Britanisë së madhe. Pjesa tjetër e Evropës në mënyrë koleksionuese ka arritur të korrë 20 përqind tjerë dorësa publicistët nga Japonia llogarisin diku rreth 3 përqind.

Distimo gjithashtu ka gjetur se ndërmarrjet janë më të gatshme të shpenzojnë të holla në aplikacione të çuditshme produktive për punëtorët që shfrytëzojnë pajisje BlackBerry e celularë me Windows Mobile, sesa njerëzit që në përgjithësi janë të përgatitur për të paguar për aplikacione të Android apo iPhone.

Kjo në përkthim i bie përafërsisht 3.50 dollarë për aplikacione Android, iPhone dhe Ovi Store, gjersa Microsoft arrin të fitojë 6.99 dollarë dhe RIM 8.26 dollarë, mesatarisht për secilin aplikacion.

Por gjersa lojtarët e miliardave në nivelin e ndërmarrjeve kërkojnë më shumë e duket se fitojnë më shumë, shenjat tregojnë se sistemet operative më të lira e më të hapura si Android, janë të përgatitura për të gjetur veten në një rritje spektakulare.

Lajmet e fundit>