Siguri

Aplikacionet e Android në fshehtësi ngarkojnë fotografitë tuaja

Mar 3 2012
0 Shpërndarje
Aplikacionet e Android në fshehtësi ngarkojnë fotografitë tuaja

Sipas këtij raporti, aplikacionet e zhvilluara për sistemin operativ të Google nuk kanë nevojë për leje për të marrë qasje tek fotografitë përderisa ato e kanë dritën e gjelbër për t’u qasur në internet. Këto fotografi mund të kopjohen dhe vendosen tek një server teksa përdoruesi të mos kuptojë gjë për këtë.

Ndërmarrja e sigurisë e njohur për antivirusin e vet për Android e zbuloi këtë të metë të tmerrshme. “Ne mund të pranojmë që nuk ka leje të veçantë të kërkuar për një aplikacion për të shikuar fotografitë,” tha Kevin Mahaffey, i cili është CEO i ndërmarrjes Lookout. “Kjo është e bazuar në zbulimet e Lookout në të gjitha pajisjet që ne i kemi testuar.”

Për të treguar se si fotografitë janë të pambrojtura në një pajisje që e përdor sistemin operativ Android, Ralph Gootee, i cili është zhvillues në Android dhe CEO i ndërmarrjes Loupe, krijoi një aplikacion të thjesht që prodhonte një lajmërim vetëm kur kërkohej qasja në internet – qasja tek fotografitë nuk kërkohej. Sapo përdoruesi e instalonte aplikacionin dhe e vendoste këtë aplikacion, aplikacioni fshehtas shkonte tek follderët e fotografive, rigjente fotografinë e përdorur më së fundi dhe e ngarkonte në një faqe publike për ngarkim të fotografive. Gjëja e mirë është që ky ishte vetëm testim.

Google ka pranuar këtë hapësirë në leje dhe tha që do ta merrte parasysh “ndërrimin e qasjes së vet”. Problemi në fakt buron tek pajisjet e para smartphone që e përdornin sistemin Android që do të mund të vendosnin fotografitë në një disk me mundësi të transportueshëm. Kjo e ndërlikoi çështjen e qasjes tek fotografitë, veçanërishst kur shumë disqe erdhën në lojë, kështu që Google zgjodhi thjesht të dizajnojë lejet e aplikacioneve me mungesë të kufizimeve sa i përket qasjes tek fotografitë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>