Lajmet

Aplikacionet e Çastit në Android kanë 500 milion përdorues

Aug 21 2017
0 Shpërndarje
Aplikacionet në fjalë funksionojnë vetëm me Android 6.0 ose më shumë, por jo çdo telefon Android vjen me këtë veçori. Aplikacionet e Çastit në Android kanë 500 milion përdorues

Aplikacionet e Çastit u prezantuan vitin e kaluar në konferencën e zhvilluesve Google I/O. Këto aplikacione hapen kur përdoruesit tenton të qaset në një sajt përmes rezultateve të kërkimit nga një shfletues.

Në këtë rast do të instalohet një version minimal i aplikacionit korrespondues të sajtit i cili hap menjëherë përmbajtjet respektive. Për shembull nëse klikoni një link Vimeo do të hap aplikacioni minimal Vimeo dhe do të luajë videon përkatëse.

Ky funksionalitet filloi të ofrohej gjatë muajit Janar dhe u hap për të gjithë zhvilluesit në Korrik. Google tha se përgjatë kësaj periudhe numri i pajisjeve Android me Aplikacionet e Çastit ka arritur në 500 milion.

Aplikacionet në fjalë funksionojnë vetëm me Android 6.0 ose më shumë, por jo çdo telefon Android vjen me këtë veçori.

Sipas Google, zhvilluesit kanë vënë re rritje të angazhimit me këto aplikacione. Konkretisht koha mesatare e shpenzuar në Vimeo është rritur me 130%.

Duke ndarë këto statistika Google synon të inkurajojë zhvilluesit të krijojnë Aplikacionet e Çastit për aplikacionet e tyre ekzistues. Ekzistojnë 500 milion përdorues potencial të tyre. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>