Lajmet

Aplikacionet e Chrome mund të vijnë muajin e ardhshëm në Android dhe iOS

Dec 5 2013
0 Shpërndarje
Aplikacionet e Chrome mund të vijnë muajin e ardhshëm në Android dhe iOS

Në shtator, Google tregoi që aplikacionet e Chrome mund të vinin në sistemet operative mobile, që versionet e paketuara të aplikacioneve të uebit do të mund të shiteshin në Google Play dhe App Store, sapo ndërmarrja të bënte gjithçka gati.

Në atë kohë, ndërmarrja paralajmëroi që një ide e tillë ishte mjaft larg, që Google dëshironte së pari të vinte për desktop në Windows. Por siç mund të shihet, aplikacionet e Chrome mund të vijnë në Android dhe iOS më shpejt se sa e kemi menduar.

Google ka gjetur një rrugë për të përgatitur aplikacionet për t’u përdorur në pajisje mobile duke përdorur një set të ri të mjeteve dhe shpreson të lëshojë një version beta të atyre mjeteve mbase edhe muajin e ardhshëm.

Siç është raportuar nga The Next Web, Google ka qenë duke punuar në një shtresë për të bërë përgatitjen e aplikacioneve të Chrome duke përdorur mjetet me burim të hapur Apache Cordova.

Kur aplikacionet për Chrome mund të bëjnë gjëra të ndryshme me GPU-në dhe pjesët e tjera harduerike të kompjuterit tuaj duke përdorur kodin specifik të Chrome, Google mund t’iu mundësojë atyre që të bëjnë të njëjtën gjë me pajisje mobile duke përdorur shtojcat e Cordova-s që replikojnë dhe zëvendësojnë API-të e njëjta të aplikacionit të Chrome.

Google ka një skuadër në Waterloo të Kanadasë që është duke punuar në mjetet për zhvillues për të përgatitur ato aplikacione të Chrome, me versionet më të fundit që janë për momentin të vendosur në GitHub.

Nuk është e qarët se kur do të përgatiten mjetet, por mund të mos marrë shumë kohë për zhvilluesit për të filluar. “Ne shpresojmë të kemi diçka në formën beta në janar,” shkroi avokati zhvillues Joe Marini, dy ditë më parë.

Teksa Google nuk komentoi për këtë gjë kur u pyet nga The Next Web, ndërmarrja nuk është duke e fshehur përpjekjen. Në Ditën PhoneGap në SHBA 2013 më herët këtë vit, inxhinieri softuerik i Google, Michal Mocny dha një prezantim të tërë në lidhje me këtë ide. (PCWorld Albanian)

chromehappycash_large_verge_medium_landscape

Lajmet e fundit>