Lajmet

Aplikacionet e produktivitetit Apple iWork të disponueshme edhe në Windows dhe Linux

Feb 16 2015
0 Shpërndarje
Aplikacionet e produktivitetit Apple iWork të disponueshme edhe në Windows dhe Linux

wwdc2013Nga një produkt për platformën cloud të Apple, kompania po e kthen atë në një produkt të aksesueshëm nga të gjithë përdoruesit e Internetit, ngjashëm me Google Docs. Pra kjo do të thotë që ju mund ti përdorni aplikacionet e produktivitetit iWork si Pages, Numbers dhe Keynote edhe nëse nuk keni një pajisje Apple, mjafton që të krijoni një llogari Apple dhe të kyçeni me të.

Ata që regjistrohen për të përdorur iWork për iCloud do të përfitojnë bonus 1GB hapsirë falas ku mund të ruajnë skedarët e ndërtuar në aplikacionet e iWork dhe ti aksesojnë ato nga pajisje të ndryshme qofshin ato Windows, Linux apo Android. Deri më tani ky opsion funksionon vetëm nëqoftëse regjistrohesh në versionin beta të iWork. Por kompania ka në plan që shumë shpejt të zgjerojë këtë karakteristikë dhe në aplikacionet standarte të iWork.

Në vitin 2013 Apple bëri pa pagesë përdorimin e aplikacione të iWork, duke hequr dhe një pjesë të problemeve të përputhshmërisë gjatë proçesit. Tri aplikacionet Pages, Keynote dhe Numbers janë parë tradicionalisht si një opsion më i dobët kundrejt Google Drive dhe Microsoft Office. Por tanimë duke e bërë iWork të aksesueshëm edhe nga përdoruesit që nuk zotërojnë një pajisje Apple, kompania po kërkon të konkurojë liderët e kësaj pjese të tregut. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>