Lajmet

Aplikacionet Glide së shpejti vijnë për Windows, Android dhe iOS

Dec 14 2012
0 Shpërndarje
Aplikacionet Glide së shpejti vijnë për Windows, Android dhe iOS

TransMedia me bazë në Nju Jork ka paraqitur shërbimin Glide Effortless në fund të vitit 2005.

Shërbimi për bashkëpunim, ngarkesa dhe aplikacion i bazuar në cloud ishte njëri nga përpjekjet e hershme për të rikrijuar një përvojë desktopi në një platformë të aplikacioneve për ueb.

Që atëherë, Apple, Google dhe Microsoft kanë paraqitur shërbimet e tyre për produktivitet, ngarkesë dhe shpërndarje në cloud, duke e lënë TransMedian në një gjendje që duhet të ripozicionojë ofertat e veta për të mbijetuar ndaj ambicieve të gjigantëve.

GlideEffortless u bë Glide OS dhe përqendrimi i saj u zhvendos nga ofrimi i aplikacioneve për ueb për operatorët kabllorë, në rrjetet shoqërore, në shpërndarjen e përmbajtjes dhe ngarkesës online.

Aksi më i fundit i TransMedias përfundimisht mund ta vendos atë në pozicionin në të cilin ka provuar që të arrijë, mes përdoruesve dhe skedarëve. Ky është një vend në të cilin që çdo biznes për shërbime të internetit dëshiron të ndodhet, por të pakta janë ato biznese që ofrojnë vlerë të mjaftueshme për të tërhequr dhe mbajtur konsumatorë gjatë kohës.

Apple, Google dhe Microsoft janë duke e bërë atë nëpërmjet ngarkesës online, duke shtuar edhe shërbime të tjera si e-mailat dhe brendet e tyre të fuqishme. Konsumatorët online nuk duan që për çdo gjë të paguajnë, por ata do të paguajnë për të mbajtur skedarët e tyre të sigurt.

TransMedia ofron po ashtu edhe disk online, por është duke iu afruar tregut duke përdorur teknologjinë që e mban atë jashtë biznesit për disk online sa më shumë që të jetë e mundur. Disku mund të jetë diçka për të cilin njerëzit do të paguajnë, por ai po ashtu përfaqëson një kosto të lartë të infrastrukturës.

Shërbimi Glide i TransMEdias është i bazuar në teknologjinë e transkodimit, që iu mundëson përdoruesve të shpërndajnë skedarë përgjatë pajisjeve dhe sistemeve operative nëpërmjet streamingut (rrjedhave). 

Kjo ndërmarrje e zhvilloi këtë teknologji për t’iu mundësuar përdoruesve që më mirë të kontrollojnë se si skedarët e tyre shpërndahen. Skedarët e shkarkuar me lehtësi kopjohen, ndërsa skedarët që janë bërë stream mund të mbrohen me më tepër efikasitet me një skemë për menaxhim të të drejtave.

TransMedia ka qenë duke paraqitur propozime për vlerën e Glide, për të bërë skedarët e juaj më të qasshëm përgjatë shumë sistemeve dhe shërbimeve, duke tërhequr kështu deri tani pothuajse tre milionë përdorues. Por ndërmarrja dëshiron që të provojë një qasje të re: aplikacionet. Glide planifikohet që të lëshohet si një aplikacion për Windows 8 më vonë gjatë këtij muaji, pastaj si një aplikacion për Android dhe pas disa javësh si një aplikacion për iOS, me lejimin e Apple.

Aplikacionet vështirë se mund të jenë rruga për të sfiduar “status quon”: ato janë subjekte që mund të aprovohen dhe pengohen në rrugë të caktuara, të paktën në iOS. Por gjatë kësaj kohe, TransMedia nuk është duke sfiduar ata që tashmë ekzistojnë me shërbime zëvendësimi.

Kjo ndërmarrje synon që të përmirësojë biznesin e saj duke e bërë jetën më të mirë për konsumatorët e vet.

“Propozimi thelbësor për vlerën e Glide është që ju mund të qaseni në PC-në tuaj me Windows, telefonin tuaj Android, Dropboxin tuaj dhe të keni qasje në gjithçka”,- tha në një intervistë në telefon, shefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje Donald Leka.

“Është një kuti e vetme e kërkimit për të kërkuar përgjatë të gjitha pajisjeve dhe shërbimeve tuaja.”

Ai këmbëngulë që Glide i ri do t’i bëjë njerëzit që të përdorin më tepër shërbimet e tyre ekzistuese online.

GlideConnect, siç quhet tani shërbimi për sinkronizim të skedarëve dhe shërbimi për streaming, do të transkodojë një skedar të tipit Windows Media Video (WMV) të ruajtur në Dropbox, për shembull, në një video Flash për të qenë e mundshme për t’u lëshuar në një pajisje Android ose një video e tipit MPEG4 për të qenë i mundshëm lëshimi i kësaj videoje në një iPad. (PCWorld Albanian)

Tags >

Glide
Lajmet e fundit>