Softuer

Aplikacionet më të mira pa pagesë për Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010

Jun 11 2010
0 Shpërndarje
Aplikacionet më të mira pa pagesë për Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010

Natyrisht zgjidhja ideale është një aplikacion mobil, dhe lista e mëposhtme është përzgjedhja jonë e aplikacioneve për secilin lloj të celularit të mençur (Smartphone).

Football/Soccer Feeds (Android)

Ky aplikacion pa pagesë nuk është më i bukur që keni përdorur ndonjë herë, por është i përkryer për të qenë në hap me kohën kur dëshironi të dini se çfarë po ndodhë në Afrikën e Jugut. Ai ju ofron qasje në disa burime të lajmeve, dhe të cilat kanë edhe detajet të zgjeruara, duke ju mundësuar juve lexim të lehtë pa pasur nevojë të shkoni tek ueb shfletuesi për të gjetur temën e plotë. Përveç kësaj ai ju tregon të gjitha oraret për lojërat e ardhshme dhe rezultatet më të fundit nga ndeshjet që veçse janë përfunduar. Football/Soccer Feeds duhet instaluar nga celulari i juaj me bazë në Android.

ITV 2010 FIFA World Cup (iPhone)

ITV është një kanal televiziv, dhe ka sjellë këtë aplikacion pa pagesë për iPhone që veçohet me një ndërfaqe më të bukur sesa të gjithë aplikacionet tjera. Ai tenton të ju furnizojë me video përmbajtje të secilit gol të kampionatit, gjë që është diçka mjaft e shkëlqyer. ITV 2010 FIfa World Cup gjithashtu veçohet me momentet më tërheqëse nga kampionatet e mëhershme, duke përfshirë edhe golin e parë të David Beckham për Anglinë në vitin 1998.

South Africa on Blackberry (BlackBerry)

Ky aplikacion pa pagesë për BlackBerry vendos shumë informata në duar tuaja. Është i thjeshtë dhe ka elemente dalluese. Ndarja për ndeshje tregon me thjeshtësi të gjitha lojërat që ndodhin në një ditë, siç është kalendari, kështu që nuk do t’ju mbytë me informata nëse nuk dëshironi t’i shihni. Nëse kërkoni më shumë, edhe atë do ta gjeni. Ju mund të kuptoni oraret e ndeshjeve të ekipit tuaj, t’i kuptoni lajmet më të fundit dhe të shikoni video nga të gjitha pikat e kampionatit./South Africa on Blackberry

Nokia Goal 2010 (Symbian)

Nuk ka shumë aplikacione për Kampionatin Botëror në Ovi Store, por Nokia Goal 2010 do të duhej të jetë më se i mjaftueshëm për adhuruesit e sportit. Ai ka një ndërfaqe të pastër dhe mundëson me lehtësi rezultatet më të fundit nga futbolli si dhe lajmet më të fundit nga ky sport. Atë mund ta gjeni pa pagesë në Ovi Store./Nokia Goal 2010

FootballMonitor (Windows Mobile)

Ndoshta ka edhe më shumë aplikacione tjera më të mira për Windows Mobile, por mund t’ju them se ky aplikacion është më se i mjaftueshëm për t’ju sjellë informatat e duhura në lidhje me kampionatin botëror, në pajisjen tuaj që bazohet në Windows Mobile. Aplikacioni është i thjeshtë dhe ka një ndërfaqe të thjeshtë. Ai ju informon për ndeshjet, rezultatet dhe madje ofron edhe një veçori për të lëshuar alarme ose vibrime kur të dhënat e aplikacionit përditësohen. Pra kjo do të thotë se nëse keni lëshuar wi-fi në celularin tuaj dhe nuk keni qasje në TV, radio apo PC, kur shënon gol Wayne Rooney apo Cristiano Ronaldo, ju do të informoheni në kohë reale./FootballMonitor

Të mos harrojmë të theksojmë se nëse jeni duke përdorur ndonjë aplikacion tjetër që mendoni se është më i mirë apo mendoni se ja vlen të përmendet atëherë mos hezitoni të komentoni më poshtë.

Lajmet e fundit>