Lajmet

Aplikacionet më të mira për përgatitjen e koktejve

Mar 31 2013
0 Shpërndarje
Aplikacionet më të mira për përgatitjen e koktejve

coctailsPranvera është shumë afër ndaj ka ardhur koha që të fillojmë të mendojmë për ditët e ngrohta dhe pijet freskuese që do të na ndihmojnë t’i kalojmë ato sa më këndshëm.

Në rast se jeni mërzitur duke porositur gjithnjë të njejtën pije edhe në këtë rast teknologjia na vjen në ndihmë me aplikacionet e krijuar enkas për të informuar përdoruesit për pije apo kokteile të ndryshme me shpjegimet përkatëse për përgatitjen e tyre.

Ekziston një numër i konsiderueshëm aplikacionesh që ofrojnë të njejtin sherbim, por më poshtë po listojmë tre më interesantët.

Mixology

Ky aplikacion është i disponueshëm si për sistemet Android po ashtu edhe për iOS. Ofrohet pa pagesë dhe i vjen në ndihmë gjithë përdoruesve me sugjerime prej 7900 recetave të pijeve ose kokteileve që përgatiten me rreth 1300 përbërës.

Aplikacioni mund të përdoret si nga baristët po ashtu edhe nga njerëzit e thjeshtë. Rubrika më e rëndësishme e këtij aplikacioni është Liquor Cabinett ku përdoruesit mund të shohin se çfarë mund të përgatisin lehtësisht në shtëpi.coctails

Cocktail Flow

Aplikacioni është i disponueshëm për sistemet Android, iOS dhe Windows Phone. Në të ofrohen receta të pafundme shoqëruar me fotografi fantastike që të krijojnë një ide më të qartë për kokteilin e shpjeguar.

Përdoruesit përveç se mund të kërkojnë kokteilet sipas emrit përkatës mund të kërkojnë edhe me emrat e përberesve që disponojnë në një moment të caktuar dhe për ta do të shfaqen të gjitha recetat e duhura.

Liquor Cabinet

Aplikacioni është i disponueshëm si për iOS edhe për Android, kushton 0.99 cent dhe funksionon në mënyrë të ngjashme me aplikacionin e mësipërm.

Mjafton që përdoruesi të vendosë emrat e përbërsve, më pas klikon Mix Now dhe aplikacioni ofron të gjitha pijet e mundshme që mund të përgatiten. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>