Lajmet

Aplikacionet mobile në Twitter tani iu mundësojnë që të vendosni cicërima brenda cicërimave

Jun 14 2014
0 Shpërndarje
Aplikacionet mobile në Twitter tani iu mundësojnë që të vendosni cicërima brenda cicërimave

187222006-786x305Në kuadër të asaj që duket si një përpjekje për të pastruar mënyrën se si paraqiten cicërimat në kohështrirjen tuaj, Twitter për iOS dhe Android tashmë mund ta bëjnë vendosjen e cicërimave që janë të lidhura me ndonjë cicërimë. Për ta vendosur një cicërimë brenda një cicërime tjetër, vetëm vendoseni lidhjen (ang. link) e URL-së së përditësimit në cicërimën ku jeni duke e shkruar. Kur cicërima të postohet, në vend të një URL-je të shëmtuar, do të shfaqet e tërë cicërima.

Kjo do të mund të ishte përpjekja e kompanisë në ridizajnim të ricicërimave. Në vend se ndjekësit e juaj të shohin një cicërimë nga një person i panjohur ose të ju kërkohet që manualisht të bëni një ri-cicërimë duke e shtuar pjesën RT përpara, ju thjesht do të mund ta lidhni me një cicërimë, duke pasur ende hapësirën prej 140 karakteresh për të thënë diçka në lidhje me atë cicërimë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>