Lajmet

Aplikacionet mobile të Dropbox Paper funksionojnë offline dhe 20 gjuhë të reja

Apr 12 2017
0 Shpërndarje
Me këtë ndryshim përdoruesit mund të punojnë në dokumente të cilat janë ruajtur në Paper edhe gjatë një fluturimi apo kalimi në një tunel. Aplikacionet mobile të Dropbox Paper funksionojnë offline dhe 20 gjuhë të reja Photo Source: Dropbox

Përdoruesit e Dropbox Paper tashmë do të kenë mundësi të editojnë dokumentet e tyre edhe offline përmes pajisjeve mobile njoftoi kompania ditën e Marte.

Me këtë ndryshim përdoruesit mund të punojnë në dokumente të cilat janë ruajtur në Paper edhe gjatë një fluturi apo kalimi në një tunel.

Funksionaliteti do të jetë i disponueshëm në Paper për iOS dhe Android. Për më tepër përdoruesit mund të krijojnë dokumente edhe kur janë offline dhe sapo të lidhen me internetin ndryshimet do të sinkronizohen automatikisht.

Versioni në ueb i aplikacionit duhet të presë duke qenë se prioriteti kryesor i kompanisë janë platformat mobile. Prej muajsh Drobpox po përpiqet ta paraqesë Paper si një hapësirë pune për ekipet.

Nuk është ndërtuar për të zëvendësuar suita të produktivitetit si Microsoft, por për ata përdoruesit biznesi të cilët duan të ndajnë idetë dhe projektet e tyre në një ambjent në kohë reale.

Së fundi Paper është i disponueshëm në 20 gjuhë të ndryshme. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>