Lajmet

Aplikacionet Office në iOS kanë shtuar mbështetjen për shërbimin iCloud

Feb 17 2015
0 Shpërndarje
Aplikacionet Office në iOS kanë shtuar mbështetjen për shërbimin iCloud

officeforipad.0

Microsoft po përditëson aplikacionet e suitës së produktivitetit Office në iOS duke shtuar mbështetjen për shërbimin e hapësirë online të Apple, iCloud. Falë këtij përditësimi, përdoruesit enjë iPhone ose iPad mund të editojnë dhe të ruajnë dokumentet e tyre në shërbimin iCloud pa qenë nevoja e një abonim në Office 365 e as domosdoshmëria e përdorimit të OneDrive të Microsoft. Ndërsa ky I fundit pak kohë më parë shtoi një veçori të ngjashme për Dropobox, risia në iCloud është më pak I dobishëm.

Po ekzistojnë disa karakteristika të kufizuara në aplikacionet Word, Excel dhe PowerPoint për iOS. Për shembull këto aplikacione gjatë ruajtjes së një punimi nuk shfaqin një seksion iCloud për ruajtjen e dokumenteve. Ka kufizime edhe në llojet e skedarëve, duke e bërë të pamundur aksesimin dhe editimin e dokumenteve të punuara nga aplikacioni TextEdit në Mac OS. Përfundimisht, kjo ngelet një veçori bazike, por që do kryejë shumë punë për ata që përdorin vazhdimisht shërbimin iCloud.

(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>