Vëzhgim

Aplikacionet pa pagesë shpenzojnë më tepër bateri

Mar 20 2012
0 Shpërndarje
Aplikacionet pa pagesë shpenzojnë më tepër bateri

Përfundimet nga studimet e kryera tregojnë që në një rast 75% e konsumit të energjisë së aplikacionit ishte shpenzuar me fuqizimin e reklamave.

Autori i raportit, Abhinav Pathak, tha që ndërtuesit e aplikacioneve duhet ta marrin më seriozisht përmirësimin e shpenzimit të energjisë.

Aplikacionet pa pagesë i kanë reklamat e brendandërtuara në mënyrë që të zhvilluesit të mund të përfitojnë para pa pasur nevojë që të bëhet ndonjë pagesë për shkarkim fillestar të aplikacionit.

Zotëri Pathak tregoi për BBC që zhvilluesit duhet mbase të mendojnë dy herë kur të vendosin reklamat e palës së tretë dhe shërbimet analitike në aplikacionin e tyre.

Hulumtimi, i kryer nga një skuadër nga Universiteti Purdue në Indiana, Shtete të Bashkuara, i përdori aplikacionet e popullarizuara si Angry Birds dhe Facebook.

Për shkak të kufizimeve që vendosen në sistemin operativ të ndërmarrjes Apple, skuadra nuk ishte në gjendje që të kryente testime edhe në iPhone.

Në rastin e Angry Birds, hulumtimi tregon që vetëm 20% e tërë energjisë së shpenzuar ishte përdorur për ta luajtur vetëm lojën.

Nga e tërë energjia, 45% ishte përdorur për ta gjetur vendndodhjen tuaj që mund të shërbejë si reklamim i etiketuar.

Testimet ishin bërë duke përdorur aplikacione përgjatë një rrjeti 3G. Rezultatet tregojnë që shumë aplikacione i mbajnë hapur lidhjet deri në 10 sekonda pas shkarkimit të informacionit.

Në Angry Birds, periudha e shkurtër – e përshkruar nga hulumtuesit si një “bisht i 3G-së” – arriti të shpenzojë më shumë se çerekun e energjisë së përgjithshme të konsumuar.

Chris McClelland, i cili është drejtor i qendrës për zhvillim të aplikacioneve në Belfast, e quajtur Ecliptic Labs, tha që ai nuk ishte i befasuar nga këto përfundime.

“Reklamimi ka nevojë që të lidhet me serverin dhe të dërgojë informacione rreth vendndodhjes,” shpjegoi ai për BBC-në.

“Kjo merr mjaft shumë bateri. Kjo e depërton energjinë.”/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>