Aplikacionet që do jenë apo jo të disponueshme për BlackBerry 10

Mar 11 2013
0 Shpërndarje
Aplikacionet që do jenë apo jo të disponueshme për BlackBerry 10

blackberry worldJavën e kaluar Netflix deklaroi se nuk kishte plane për të zhvilluar një aplikacion për BB10.

Duke u nisur nga ky lajm dhe të tjera të ngjashme, një pjesë e njerëzve kanë filluar të vrasin mendjen se cilat aplikacione do të jenë të disponueshme për BB10 dhe cilat jo.

Në janar kompania deklaroi se në atë kohë dyqani BlackBerry World kishte mbi 70 000 aplikacione të disponueshme për sistemin operativ.

Jo keq në pamje të parë, por jo dhe aq mirë për ata që janë mësuar t’i krahasojnë dyqanet me ato të Android apo iOS (mbi 700 000 aplikacione).

Më poshtë paraqitet një listë në formë imazhesh se cilat do jenë aplikacionet e disponueshme për BB10, cilat jo dhe për cilat nuk dimë ende një përgjigje përfundimtare nëse do t’i shohim në BlackBerry 10.

Të disponueshme

Dropbox, ESPN Scorecenter, Facebook, Foursquare, Kindle, LinkedIn, The Weather Channel, Twitter, and WhatsApp.

blackberry world1Jo të disponueshme

Instagram, Netflix, Google Maps, Gmail, YouTube, Amazon, Seamless, Yelp, IMDb, Starbucks, Yahoo, Spotify, Flipboard, Nike+ Fuelband, Nike+ Running, Hulu+, HBO Go, Square, Pocket, ebay, dhe PayPal.

blackberry world2Ndoshta?

Pandora, Shazam. (PCWorld Albanian)

blackberry world3

Lajmet e fundit>