Lajmet

Aplikacionet që ju ndihmojnë të ndiqni Kampionatin Botëror Brazil 2014

Jun 12 2014
0 Shpërndarje
Aplikacionet që ju ndihmojnë të ndiqni Kampionatin Botëror Brazil 2014

_h353_w628_m6_otrue_lfalseKompani të ndryshme për ti paraprirë Kampionatit Botëror Brazil 2014 kanë krijuar aplikacione, të cilat do të mbajnë të informuar në kohë reale përdoruesin për skuadrën dhe lojtarin e tij të zemrës.

Një kompani e gjendur në Berlin ka krijuar një aplikacion për Kupën e Botës 2014 për iPhone, Android dhe Windows, i cili ju mundëson përdoruesve informimin mbi rezultatin, lojën si dhe ecurinë e lojtarëve dhe skuadrave që përdoruesit kanë zgjedhur të ndjekin. Përdoruesit mund të zgjedhin një skuadër dhe më pas aplikacioni do ju shfaqë statistika mbi ndheshjet dhe mbarëvajtjen e kësaj skuadre.

Fansat e futbollit në SHBA mund t`i shikojnë të gjitha ndeshjet live në telefonat e tyre nëpërmjet aplikacionit WatchESPN, ndërsa ata në Kanada nëpërmjet aplikacionit CBC 2014. FIFA gjithashtu ka një aplikacion të sajin, i cili mundëson për përdoruesin rezultatet e ndeshjeve, informacione, foto dhe video. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>