Lajmet

Aplikacionet universale Word, Excel, PowerPoint dhe Outlook po vinë në telefonët Windows në fund të këtij muaji

Apr 18 2015
0 Shpërndarje
Aplikacionet universale Word, Excel, PowerPoint dhe Outlook po vinë në telefonët Windows në fund të këtij muaji

office-for-phones-word-100579962-largeMicrosoft po përgatitet të ofrojë version e para të aplikacione universale Office për Windows 10 në telefonët Windows nga fundi i këtij muaji. Të paktën kemi të bëjmë me një informacion zyrtar nga vetë MIcrosoft.

Aplikacionet e reja do të vinë së bashku me ndërtimin e ri eksperimental të Windows 10 për telefonët nga fundi i këtij muaji. Duke qenë se kemi të bëjmë me aplikacione universale, duhet të ngjajnë së shumti me aplikacion Office Word, Excel dhe PowerPoint publikuar për Windows 10 para dy muajsh. Dhe që këto aplikacion të jenë funksional duhet të përdoren nga një telefon Windows 10.

Këto aplikaicone të reja janë ndërtuar për të zëvendësuar suitën e produktivitetit Office. Në fakt ky aplikacion ishte mjaft i limituar në editimin dhe krijimin e përmbajtjeve dhe kishte mungesa të theksuara të funksionaliteteve të cilat janë të pranishme në aplikacion Office për Desktop.

Një zëdhënës i Microsoft tha se këto aplikacion universale do të përshtaten modeli “freemium”, “Free + Premium” (Falas dhe një ndërtim premium). Gjithashtu këto aplikacione do të shërbejnë edhe si një “kurth” atraktiv drejt një abonimi Office 365 që ofron të gjitha funksionalitet e suitës së produktivitetit të Microsoft. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>