Lajmet

Aplikacionet e BlackBerry tani edhe në Australi

Aug 23 2010
0 Shpërndarje
Aplikacionet e BlackBerry tani edhe në Australi

RIM deklaroi gjatë ditës së sotme se përdoruesit mund të blejnë aplikacione duke filluar nga 0.99 dollarë duke përdorur forma të ndryshme të pagesës.

“Shfrytëzuesit do të mund të blejnë aplikacione me PayPal dhe kredit kartela, si Visa dhe MasterCard”.

Prodhuesi i smartphone gjithashtu deklaroi se ka rritur sigurinë në versionet e fundit të celularëve dhe përdoruesit do të mund të blejnë të sigurt në internet. Prodhuesi do t’i lejojë përdoruesit qe te kryejnë blerje edhe pasi te blejnë modela tjera të BlackBerry.

Kompania në dhjetor të vitin e kaluar zhvilloi version falas te aplikacionit AppWorld dhe nuk mund të konfirmonte se kur aplikacionet me pagesë do të jene të gatshme. RIM kohëve të fundit ka pasur vëmendje të dukshme, në shtete si India dhe Arabia Saudite, ku ka pasur shqetësime për transferim të të dhënave më mënyrë të siguritë, gjë që pengonte agjencitë qeveritare në monitorimin e komunikacionit të përdoruesve. /pcworld.al

Lajmet e fundit>